Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Të rinjtë në mënyrë dominuese të punësohen në sektorin privat

Shkup, 25 shkurt – Bëhen përpjekje maksimale për ruajtjen e çdo vendi të punës, dominonte në sektorin privat, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetit nga Alternativa, Skender Rexhepi “si tu ndihmohet” rreth 80 shqiptarëve të punësuar në administratën publike me marrëveshje në vepër, marrëveshjet e të cilëve kanë skaduar në dhjetor të vitit 2020 dhe nuk u janë vazhduar gjatë pandemisë, informon Zhurnal.mk

Njëra nga masat, përkujtoi kryeministri Zaev, ishte administrata publike 50 për qind të qëndrojë në shtëpi, dhe të ndërrohen në një javë ose ngjashëm, ndërsa njëra nga vendimet ishte marrëveshjet që përfundojnë në cilindo institucion, të mos vazhdohen aty ku nuk ka nevojë për ato të punësuar, por diku të vazhdohen nëse ka nevojë reale.

“Largimi i dikujt nga puna që ka themeluar marrëdhënie pune dhe marrëveshje për punë askund nuk ka ndodhur, përveç nëse është shkelur Ligji për marrëdhënie pune dhe ka arsye adekuate. E saktë është se gjatë pandemisë një numër i madh i vendeve të sapohapura të punës ose të zbrazëta as nuk janë plotësuar që të mundet një pako e madhe e atyre parave të shkojnë për mbështetje të pasojave të pandemisë. Do të vazhdojmë ashtu derisa nuk shohim se pandemia e humb tempon. Për punësime gjithmonë jemi kujdesur në mënyrë të barabartë, të shohim të ruhen vetëm obligimet ligjore, para se gjithash pjesa etnike, por më së shpeshti kriteret të jenë kualifikimi dhe arsimimi. Disa vende kërkojnë një vit përvojë praktike, ndërsa vetëm nëse diku kemi dërguar porosi për largim nga administrata publike, ekskluzivisht aty ku përfunduan marrëveshjet”, arsyetoi kryeministri Zaev, prcjell Zhurnal.mk

Ai mes tjerash shtoi se bëhet racionalizim gjithkund ku mund të bëhet, me qëllim që të sigurohen mjete plotësuese për mbështetje të qytetarëve të varfër, të punëtorëve dhe ekonomisë. “Besoj se shteti do të jetë punëdhënësi adekuat në periudhën post-kovid, shpresoj sinqerisht se pas të gjitha pritjeve kjo do të ndodh në periudhën verore, por punëdhënës më i madh te ne janë kompanitë private. Besoj se pjesa më e madhe e qytetarëve do të përcaktohen për pagë prej 22 deri 24 mijë denarë me shkollë të mesme, të cilat mesatarisht i ofron sektori privat, në vend të 14.500 ose më së shumti 18 mijë denarë, aq sa janë në administratën publike pagat mesatare me arsim të mesëm. Kjo plotësisht do të thotë se të rinjtë dhe të gjithë që për herë të parë kërkojnë punë duhet të përpiqemi në mënyrë dominante të punësohen në sektorin privat”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetjen e dytë të deputetit të njëjtë “pse nuk miratohet vendimi për ndërtim të xhamisë në Aerodrom – Lisiçe, Zaev tha se sipas obligimit tonë ligjor komunës i takon të japë leje ndërtimi për objektet fetare, nëse ka lokacion për ndërtim të tillë. Kryeministri Zaev u përgjigj se për herë të parë dëgjon për këtë problematikë, por shton se për detaje do të drejtohet te ministri i Transportit dhe Lidhjeve. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Liberalët ballkanik për non-pejperin: Kriza e kovidit në rajon dhe BE tokë pjellore për ide të rrezikshme nacionaliste për rishikim të kufijve

R Zh

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...