Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: T’i pranojmë lëshimet nga historia dhe të krijojmë histori të re

Shkup, 26 nëntor – Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit, Zoran Zaev sot përmes një statusi në FB ka dhënë një sqarim pas akuzave dhe reagimeve të shumta në opinion pas deklaratave të tij të djeshme për BGNES, duke thënë se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë qenë një dhe se bullgarët nuk kanë qenë fashistë por se dy popujt i ka ndarë Jugosllavia, informon Zhurnal.

Ndaj këtyre pohimeve kishte reagime të shumta sikurse nga opozita ashtu edhe nga vet anëtarët e partisë së tij, përfshirë këtu presidentin Pendarovski dhe kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski.

Zaev shprehet se e ka obligim të nxitë zgjidhje të çështjes me Bullgarinë, çështje kjo që u bë pengesë për anëtarësim në BE.

“Që të dy popujt, edhe maqedonasit edhe bullgarët duhet të përballemi me çështjet nga historia dhe të zhvillojmë dhe mbajmë kapacitet për mirëkuptim dhe falje. Popujt evropian u dakorduan që të mos harojnë, por të falin. Përshkak të ardhmes. Përshkak të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian e cila është shembull si në emër të së ardhmes, dallimeve më të thella dhe konflikteve historike u lanë në të kaluarën. Ky është qëllimi im më i mirë dhe këtë qëllim vazhdimisht do ta përfaqësoj derisa ekziston shansi më i vogël për zgjidhje dhe për sukses të procesit tonë për anëtarësim në BE me fillim të negociatave. Shtetësia jonë pushon në veprat e antifashizmit. Liria jonë është rezultat i antifashizmit”, ka shkruar Zaev.

Siç shprehet më tej Zaev, populli maqedonas sovranitetin e ka fituar në Jugosllavi dhe ka realizuar idealin për shtet në vete me Maqedoninë e ASNOM-it.

Por Zaev nuk dëshiron që bullgarëve t’u mveshet fashizmi dhe karakteristikat e fashizmit.

Ai shprehet se pas vitit 1948 kishte një “perde të hekurt” mes Jugosllavisë dhe Bullgarisë rreth çështjes së Maqedonisë por sot ai thotë se duhe ttë punohet në largimin e pasojave nga kjo “perde e hekurt”.

“Historia duhet të na mësojë se mundemi ndryshe, se mundemi më mirë, se mund të bashkëpunojmë, por edhe mes vete t’i respektojmë dallimet. Vetëm me respektimin e dallimeve dhe luftën e përbashkët kundër urrejtjes dhe jotolerancës në shoqërinë bullgare dhe maqedonase, mund të ndërtojmë marrdhënie të mira ndërfqinjësore dhe të ardhme të përbashkët”, ka shkruar Zaev, informon Zhurnal.

Zaev thotë se nëse nuk pranojmë dobësitë e historisë, nuk mund të ndërtohet e ardhme e përbashkët.

“Nëse nuk pranojmë dobësitë e historisë, nuk mund të ndërtohet e ardhme e përbashkët. Neve na duhet histori e cila ndërton urë të miqësisë mes popujve, mbi kokë na erdhi nga histori të cilat krijojnë përçarje dhe nxitë padurim. Ejani të jetojmë sot. Koha është të krijojmë histori e cila krijon të ardhme për të rinjtë dhe gjeneratat e ardhshme”, ka shkruar Zoran Zaev në FB profilin e tij zyrtar.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...