Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Tre shtete duhej të na ndihmonin

Shkup, 11 shkurt – Shtetet fqinje po bëhen gati për dozën e dytë të vaksinës anticovid, ndërsa në Maqedoninë e Veriut nuk dihet se cilat vaksina do të arrijnë të parat.

Zaev njoftoi 3 herë me radhë për 3 shtete të ndryshme se do t’i ndihmojnë Maqedonisë me vaksina. E para ishte Greqia, pastaj Bullgaria e në fund doli Serbia.

“Greqia ka porositur për vete, por edhe për neve, dhe kjo me të vërtetë është shenjë e miqësisë. Para disa ditësh bisedova me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lajen, dhe ajo më njoftoi se liderët evropian kanë sjell vendim se kur të blihet vaksina për vendet anëtare të BE-së, njëkohësisht të bëhet edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev

“Pas vendimit për të dhuruar vaksinat kam shprehur falënderim personalisht ndaj kryeministrit Borisov, Qeverisë bullgare dhe popullit bullgar për gjestin solidar dhe human si dhe për një akt të veçantë të miqësisë ndaj popullit maqedonas dhe të gjithë popujve në Maqedoni”, tha Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

“Dua ta ndaj këtë lajm të lumtur, e pranuam ndihmën që na e ofroi presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Sot bisedova me të, ata pranuam që të na ndihmojnë, ndërsa detajet do t’i caktojmë gjatë ditës. Atë që e konfirmuan është se bëhet fjalë për 8000 vaksina Pfizer ndërsa për të tjerat duhet të shohin në marrëveshjet nëse guxojnë të dhurojnë edhe prej tyre”, theksoi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut (18.01.2021).

E siç ishte paralajmëruar dje nga Qeveria, gjatë ditës së sotme duhej të arrinin vaksinat nga Serbia, në pikën kufitare Tabanoc, por mbrëmë pak para mesnate u njoftua se për shkak të problemeve teknike, vaksinat as sot nuk do të vijnë.

Ndryshe të hënën Ministria e Shëndetësisë nënshkroi marrëveshjen për blerjen e 200 mijë vaksinave kundër Covid19 nga kompania farmaceutike kineze Sinofarm, të cilat priten të arrijnë në aeroportin e Shkupit brenda këtij muaji.

Ndërkohë minsitri i Shëndetësisë, Venko Filipce nëpërmjet një shkrimi në Facebook tha se të gjitha vende e BE po ballafaqohen me rrezikun dhe mungesën e vaksinës. Ndërkohë që në ueb faqen për vaksinimi janë paraqitur përafërsisht 8000 persona.

Postime të ngjashme

Një letër e mirënjohjes për senatorin Bob Dole

D V

KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

D V

Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente

D V

Koalicioni LSDM-BDI kritikohet nga partitë opozitare

D V

Lëvizja Besa përgatitet e vetme të del në zgjedhjet lokale

D V

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...