Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev-Tusk: PPE mbështetë perspektivën evropiane të Maqedonisë

Shkup, 14 maj – Zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në Athinë u takuan me Donald Tusk, kryetar i Partisë Evropiane Popullore dhe ish-kryetar i Këshillit Evropian.

Kryeministri Zaev ia shprehu falënderimin e vet Tuskut për mbështetjen të cilën ai ia ka dhënë Maqedonisë së Veriut gjatë dakordimit të Marrëveshjes së Prespës si edhe për inkurajimet të cilat i jepte për qytetarët atë periudhë, kumtoi shërbimi i qeverisë për media.

Kryeministri Zaev e njoftoi Tuskun se Qeveria në Maqedoninë e Veriut mbetet e përkushtuar fuqimisht në reformat në sferën e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, përballjes me pandeminë, zhvillimin e ekonomisë dhe integrimet evropiane dhe se do të vazhdojë dialogu politik me të gjithë faktorët me qëllim të sigurimit të rezultateve më të mira në këto tema.

Tusk kryeministrit Zaev edhe njëherë ia konfirmoi se ai dhe Partia Evropiane Popullore do të mbeten mik i përkushtuar dhe mbështetës i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe se do të bëhen angazhime shtesë për mbështetjen e vendit me qëllim të fillimit sa më të shpejtë të mundshëm të procesit të negociatave.

Kryeministri Zaev potencoi se dialogu politik gjithmonë sjellë vendime dhe në këtë drejtim e konfirmoi se në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë kushte dhe nevoja për zhvillimin e bashkëpunimit midis pozitës dhe opozitës, para së gjithash për arsye se qytetarët presin bashkim të partive politike kur janë në pyetje e ardhmja e vendit dhe interesi i popullit, qëndron në kumtesë.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...