Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Urdhri i Bajdenit është mesazh serioz i inkurajimit dhe motivimit

Shkup, 9 qershor 2021 (MIA) – Lufta kundër krimit dhe korrupsionit me të vërtetë po shkatërron shoqëritë demokratike dhe kjo është arsyeja pse kur SHBA-ja, demokracia më e përsosur për të gjithë, na dërgon këtë mesazh të qartë, ky është një mesazh serioz inkurajimi. Përkundër inkurajimit, është një motiv shtesë që ne jemi në rrugën e duhur, se kjo është rruga përgjatë së cilës e gjithë bota demokratike pret të zhvillohet e ardhmja për të gjitha vendet, përfshirë vendin tonë demokratik, republikën tonë.

Këtë e deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, në pyetjen për të komentuar Urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan Xho Bajden për sanksionet kundër të gjitha entiteteve që janë kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe Prespës dhe të gjithë atyre që do të punojnë kundër interesave të Ballkanit Perëndimor.

Ne jemi mbështetës, tha Zaev, i Marrëveshjes së Prespës. Ky është një mesazh i vlerave demokratike për të cilat, siç tha ai, po luftojmë dhe është një lloj konfirmimi më i madh i vlerave për të cilat qëndron kjo qeveri.
“Nuk është vetëm ndërtimi i miqësisë, arritja e paqes dhe stabilitetit në rajon, përmes dialogut dhe diplomacisë, arritja e të gjitha këtyre marrëveshjeve që ne arritëm së pari së brendshmi ndryshe etnikisht të vendosura, pastaj me Bullgarinë, Greqinë, etj., por gjithashtu edhe më herët si Marrëveshja kornizë e Ohrit”, tha Zaev.

Dhe në rrethana të tilla, shtoi ai, me të vërtetë është dërguar një mesazh një grup mohuesish, ryshfetësh, bllokuesish dhe të ngjashme, në vend që kjo është një punë shumë më serioze që dikush të mund të bëjë politikë mbi baza jo të shëndetshme.

Zaev shprehu kënaqësinë që, siç theksoi, “partneri i parë dhe më i madh strategjik i vendit, SHBA-ja përmes Bajdenit, vendosi fokusin dhe vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, përqendrimin dhe vëmendjen mbi vlerat e mbrojtura nga kjo Qeveri dhe dërgoi mesazh për të gjithë ryshfet-marrësit e këtyre vlerave demokratike se në të vërtetë, atë që SHBA-ja mund të bëjë, të bllokojë llogari atje, ose të ndalojnë udhëtimin e të tjerëve, nuk është një gjë e vogël, le të turpërohet dikush dhe le ta mbajë me shëndet nëse përpiqet të vazhdojë ta bëjë këtë”.

I pyetur se kujt i drejtohet ky mesazh, Zaev tha se teksti është shumë i qartë dhe i pastër dhe shtoi se në të mund njihet fillimisht se fillon nga Marrëveshja e Prespës e cila po vlerësohet. Sigurisht, theksoi vlerësphet edhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit, për të cilën e festojmë 20 vjetorin këtë vit, rezolutat për Kosovën, Marrëveshjet e Dejtonit për BeH, etj.

“Këto janë marrëveshje të krijuara për të kërkuar ndihmë nga miqtë, mes të cilëve ka qenë gjithmonë SHBA-ja. Kjo është arsyeja pse përpjekjet e bëra janë me të vërtetë për të siguruar dhe garantuar një të ardhme të mirë në Ballkan dhe është e garantuar deri më sot. Nuk ka luftëra të reja, nuk ka njoftime për luftëra të reja dhe kjo është shumë e rëndësishme, por nuk është e mjaftueshme”, theksoi Zaev. mb

Postime të ngjashme

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Z H

Deri më 5 maj afat për të konkuruar si regjistruar i popullsisë

Z H

DV: Gruevski ka hapur kompani në Hungari

Z H

Është hapur Qendra për mbështetje të familjeve kujdestare

Z H

OSBE-ja dhe BE-ja do të monitorojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë

Z H

Deputetët për herë të pestë debatojnë për ribalancin plotësues të Buxhetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...