Agjencia Zhurnal.mk

Zaev: Urime muaji i Ramazanit, ju dëshiroj agjërim të lehtë dhe paqe në familje

Shkup, 23 prill – zhurnal.mk – Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, përmes një statusi në fb ka uruar të gjithë besimtarët musliman për ardhjen e muajit të Ramazanit, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë.

Siç shprehet Zaev, edhe pse jemi në një periudhë të pandemisë globale, dhe masat për mbrojtje të shëndetit sollën deri tek mbyllja e objekteve fetare, qytetarët lutjet e tyre duhet t’i bëjnë nga shtëpia.

“Të nderuar qytetarë, besimtarë të konfesionit islam, jemi në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit i cili përveç se është një nga pesë shtyllat e islamit, njëkohësisht e shënon edhe fillimin e shpalljes së librit të shenjtë Kuranit. Libër i cili respektohet dhe praktikohet me shekuj nga besimtarët e konfesionit islam.

Në këtë muaj të bekuar, besimtarët myslimanë krahas lutjeve ditore, e kryejnë edhe obligimin e agjërimit. Iu dëshiroj të gjithë atyre dhe familjeve të tyre agjërim të lehtë, të kenë paqe, rehati, mirëkuptim, mëshirë, durim, respekt, njerëzi dhe ndihmë të ndërsjellë.

Po kalojmë në periudhë kur pandemia globale e virusit korona e kaploi botën, ndërsa masat për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve sollën deri në mbylljen e objekteve fetare, xhamive dhe vendeve të tjera për lutje. Kjo sigurisht nuk do t’i pengojë besimtarët që t’i bëjnë lutjet dhe ritet fetare në familjet dhe shtëpitë e tyre. Gjithnjë duke e pasur parasysh faktin se kujdesi në ruajtjen e shëndetit publik nuk është vetëm qëllim mjekësor por edhe i përbashkët.

Duke e lutur Zotin për shëndetin tuaj dhe duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranueshëm, bashkërisht të kontribuojmë që në shtetin tonë të ketë gëzim, tolerancë ndërnjerëzore dhe harmoni”, ka shkruar Zaev në urimin e tij për muslimanët në prag të muajit në Ramazanit.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...