Zaev: VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk kanë çka të kërkojnë në Lindje, do të humbin vota pasi populli nuk dëshiron kthim prapa

Koçani, 8 tetor – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tubimin e sontëm në Koçan tha se VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski nuk ofrojnë asgjë të re, por vetëm dëshirojnë që politikisht të përfitojnë, por në lindje nuk kanë çka të kërkojnë, pasi do të humbin edhe në numër të kryetarëve të komunave edhe në numër të votave.

“Ende pa arritur, shpejtoi në Fejsbuk të shkruajë se është në Koçani dhe se ka luftuar kundër zjarreve. Njëlloj siç ka ‘luftuar’ kundër koronavirusit, me fotografime nga celulari, me publikime në Fejsbuk, me përhapjen e lajmeve të rreme, ndërsa ndërkohë kanë bllokuar gjithçka në Kuvend. Tani bllokojnë Qendrën klinike, punësim të përhershëm të 4.700 arsimtarëve, bllokojnë shlyerje të interesit për borxhet, bllokojnë e diel ditë jo pune”, tha Zaev.

Ai shtoi se VMRO-DPMNE-ja ofron vetëm kthim prapa, por qytearët nuk do ta lejojnë dhe më 17 tetor do ta mundin dhe do të zgjedhin “Më të mirën për komunën e tyre”.

Related posts

Nga sot përsëri hapet salla Boris Trajkovski për vaksinim

Redaksia

Zero qen endacak në Çair

Z H

Fadil Zendeli takim me banorët e Banjicës së Poshtme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More