Zaev zyrtarizon bashkëpunimin edhe me Lëvizjen Besa për në zgjedhjet lokale

Shkup, 30 korrik – Kryeministri i vendit Zoran Zaev, pas zyrtarizimit të bashkëpunimit me krerët e PDSH-së dhe BDI-së, Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin, sot ka zyrtarizuar gjithashtu edhe bashkëpunimin me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin, informon Zhurnal.

 

Sipas kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, koalicionimi me Lëvizjen Besa në qeveri ka qenë i frytshëm dhe shumë i suksesshëm, andaj dhe të dy partitë kanë vendosur që së bashku të garojnë edhe në zgjedhjet lokale.

“Me kryetarin e BESËS, Bilall Kasamin u pajtuam se partneriteti në koalicionin tonë do të vazhdojë të zhvillohet edhe në zgjedhjet lokale, për të cilat sipas specifikave të komunave të ndryshme i kërkojmë dhe konfirmojmë kandidatët më të mirë të cilët do të japin rezultatin më të mirë për popullin tanë”, është shprehur Zaev.

Me shumë mundësi, ashtu siç u dakorduan me BDI-në dhe PDSH-në, në raundin e parë secila parti do të del me kandidat të vetin, ndërsa në raundin e dytë, LSDM do të mbështesë kandidatët e koalicionit, gjegjësisht kandidatët e BDI-së, PDSH-së dhe Besës.

Ajo që nuk është prononcuar Zaev është se si do të veprojnë votuesit e LSDM-së në rast se në një komunë të caktuar në raund të dytë shkojnë BDI dhe BESA apo cila do parti me të cilat ka lidhur bashkëpunim.

Shembull kemi komunën e Sarajit ose edhe Tetovës. Në Tetovë me shumë mundësi në raundin e dytë do të shkojnë kandidatët e BDI-së dhe Besës, e në këtë rast nuk dihet se si do të veprojë LSDM.//Zhurnal.mk

Related posts

UEJL do të mundësojë vaksinimin e stafit dhe studentëve në objektin e tij

Redaksia

Editorial/ Zaev mes dy zjarreve, Tetova “mollë sherri” për anëtarët e koalicionit qeverisës

Z H

Moti për nesër në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com