Zaevi dhe Mickoski tek Hollshtajni me rastin e zgjedhjeve në Gjermani

Shkup, 26 shtator – Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte kanë qenë mes mysafirëve të ambasadores gjermane, Anke Hollshtajn e cila ka organizuar pritje me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.

Ne fotografinë e publikuar në profilin në Fejsbuk të Doçje Veles, Zaevi dhe Mickoski janë nën shoqërim të ambasadores Hollshtajn.

“Zgjedhjet në Gjermani sonte kanë bashkuar kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Nën shoqërim të ambasadores Anke Hollshtajn, me salsiçe dhe birrë po ndiqen rezultatet e dramës zgjedhore në Gjermani”, shkruhet në publikimin në Fejsbuk të Dojçe Veles.

Mes mysafirëve ka qenë edhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, euroambasadori Dejvid Gir dhe ambasadorë tjerë të huaj.

Related posts

Ditët e fundit për promovimin e projekteve të ardhshme të kandidatëve në zgjedhjet lokale

D V

Vaksinimi zhvillohet pa pengesa, janë paraqitur rreth 1.800 fëmijë dhe të rinj

R Zh

ASHMAA do të ndajë ndihmë financiare të njëfishtë për familjet e të vdekurve në zjarrin në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More