Agjencia Zhurnal.mk

Zaevi i dërgoi letër ngushëllimi Kontes për përmbysjet në Venecia

Shkup, 14 nëntor – Zhurnal.mk – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i ka dërguar letër ngushëllimi kolegut të tij italian Xhuzepe Konte, me rastin e dëmeve dhe viktimave nga përmbytjet të cilat e kanë goditur Venecian.

“Me shqetësim e pranova lajmin se më shumë se 85 për qind e qytetit të Venecias është përmbytur, duke e përfshirë edhe bazilikën historike dhe shumë sheshe dhe rrugë të saj, në fatkeqësinë elementare tragjike. Pa dyshim, ndryshimet klimatike e bëjnë të veten, por, humbja e jetëve të njerëzve është e pazëvendësueshme, për çfarë ua dërgoj ngushëllimin tim të sinqertë”, theksoi kryeministri në letër.

“Më lejoni, i nderuar koleg, t’i ndaj me Ju dëshirat e MEDIAL për tejkalim të shpejtë të dëmeve nga kjo fatkeqësi natyrore. Mendimet dhe lutjet tona janë me Ju”, theksohet në letrën të cilën kryeministri Zaev ia dërgoi kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...