Maqedoni

Zaevi i porositi ministrat: U shërbejmë qytetarëve, ta dëgjojmë zërin e tyre

Zhurnal Ads

Shkup, 3 shtator, zhurnal.mk – Si ministra dhe ministre dëgjoni zërin e qytetarit si drejtim preciz i cili vjen nga niveli më i lartë dhe nga i cili nuk ka devijime. Duhet tu shërbejmë të gjithë qytetarëve, pa dallim të orientimit të tyre etnik, partiak, gjinor, orientimin seksual, identitetin gjinor, racën, ngjyrën e lëkurës, origjinën, përkatësinë e grupit të margjinalizuar, gjuhën, origjinën sociale, arsimin, religjionin, bindjen politike, bindjet tjera, nevojat e veçanta, moshën, gjendjen familjare ose të martesës, statusin pronësor, gjendjen shëndetësore dhe statusin shoqëror.

Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev sot gjatë dorëzimit të mandatit ministrave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën para një muaj e gjysmë, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhën të vazhdojmë ta lëvizim shtetin përpara. Na e dhanë votën dhe besimin e tyre, dhe ne jemi të obliguar që gjatë mandatit katërvjeçar, t’iu sigurojmë jetë edhe më cilësore, siç do të donim për vete dhe për më të afërmit tanë. Ne kolegë të respektuar, kemi obligim që t’i përmbushim pritjet e të gjithë qytetarëve, ndërsa këto mandate janë një dëshmi, diçka që vazhdimisht do të na përkujtoj për atë të cilën jemi të obliguar. Vota e secili qytetar është votë për mbrojtje nga virusi korona dhe për përballje me sukses me krizën shëndetësore-ekonomike, votë për ekonominë e re maqedonase, për vende të reja të punës të cilat do të paguhen mirë, për shtet të drejtë, për mjedis të pastër dhe të shëndoshë, për infrastrukturë funksionale, për lidhje efikase në vend dhe me botën, për kulturë të fuqishme kombëtare sipas shembullit evropian për arsim, i cili gjeneratat e reja i përgatit për të tanishme më të mirë dhe për të ardhme më të mirë”, theksoi Zaevi.

Nga ministrat pres gjatë kryerjes së detyrimeve të tyre dhe Programit për punë të Qeverisë në katër vitet e ardhshme të përfshihen pa vonesa dhe me përkushtim profesional.

“Kemi detyrim solemn dhe thelbësor, agjenda për të cilën u angazhuam para qytetarëve që ta realizojmë me mund maksimal, përmes realizimit efektiv me rezultate më të mira të mundshme, pa kompromise dhe arsyetime, sepse para publikut jemi të sinqert dhe do t’i lëmë në dispozicion të gjitha mekanizmat që ta ndjekë punën tonë”, tha Zaevi.

Si kryetar i Qeverisë, siç theksoi, do ta avancojë strukturën e kabinetit të tij, me qëllim që të jetë edhe më i hapur dhe të sigurojë komunikim të vazhdueshëm dypalësh me të gjithë qytetarët dhe bashkësitë të cilëve iu nevojitet ndihmë nga ai dhe shërbimet e tij.

Zaevi i obligoi ministrat në komunikim të rregullt dhe të hapur me të gjithë qytetarët dhe palët e prekura në shoqëri përmes avancimit të kanaleve për reagim, përfshirje dhe pjesëmarrje. Këto parime, shtoi, vlejnë edhe për raportin me mediat, të cilat, siç tha, janë kanale të tyre të komunikimit me qytetarët.

“Kjo Qeveri është e vogël, por secili prej nesh do të përkushtohet në punë të suksesshme dhe efikase: përballjen me pandeminë botërore me virusin korona dhe tejkalimin e krizës shëndetësore-ekonomike, do të japë energji të re në krijimin e rritjes ekonomike më dinamike, zhvillim të qëndrueshëm, institucione të fuqishme të cilat respektojnë rend dhe sundim të ligjit, do të sigurojë kushte për arsim më modern, evropian, do të mbetet anëtare aktive në NATO dhe me vullnet të fuqishëm do të vazhdojë në përpjekjet për fillim të suksesshëm dhe përfundim të bisedimeve pas kapitujve për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, theksoi Zaevi.

Shtoi se të gjithë këtë do ta realizojnë bashkërisht, por, siç tha, secili do të japë kontributin e tij në sferën në të cilën është zgjedhur.

Dëshiroj ta shfrytëzoj rastin, solemnisht, por edhe me përgjegjësi t’ua ndaj letrat e mandateve, në të cilat duke iu nominuar si ministra pres nga ju realizim të përgjegjshëm dhe me përkushtim të detyrimeve dhe pres rezultate, dhe ne, do të na kontrollojnë qytetarët. Të mos harrojmë se jemi të ndryshueshëm, dhe ai mendim për ndryshim të na udhëheq që të shërbejmë më mirë, me efikasitet më të madh qytetarëve”, tha Zaevi.

Qytetarët kanë pritjet e tyre, theksoi kryeministri, ndërsa ministrat janë në pozitën që të bëjnë gjithçka që është e nevojshme që Qeveria t’i përmbushë pritjet.

Zaevi gjatë dorëzimit të mandateve ministrave iu uroi fat, shëndet dhe punë të suksesshme dhe kërkoi që të bashkëpunojnë me të gjithë të punësuarit dhe t’i shfrytëzojnë të gjitha potencialet në administratën publike.

“Në gjithë veprimin tuaj jini shembull për ata me të cilët punoni dhe qytetarëve për të cilët punoni. Respektoni Kodin e Sjelljes Etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë dhe përhapni vlerat etike. Bëni përpjekje maksimale, në fund të mandatit tonë në vitin 2024, si rezultat i ndryshimeve pozitive të cilat do t’i bëjmë, Maqedonia e Veriut të jetë vend në të cilin qytetarët dëshirojnë të jetojnë dhe të kontribuojnë për avancimin e tyre të vazhdueshëm. Këtë qytetarët e presin nga ne”, i porositi kryeministri Zaev anëtarët e Qeverisë së re.

Postime të ngjashme

Reeker letër Zaevit: Çështjet bilaterale t’i zgjidhni jashtë procesit të eurointegrimit

T E

Moti sot i ftohtë dhe me reshje shiu

Z H

Dështim i BDI-së në Qeverinë “Zaev-2” mbi autostradat që na lidhin me Shqipërinë dhe Kosovën!

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...