Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaevi “largon” Grubin nga qeveria !

Shkup, 30 dhjetor, Zhurnal.mk – Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, do të zhvendoset në objekt të ri, që ditëve të fundit e bleu ekzekutivi.

Bashkë me këtë dikaster, në objektin e ri që gjendet pranë Ministrisë së Jashtme dhe Filarmonisë, do të zhvendosen edhe Agjencia për përdorimin e gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve, Inspektorati shtetëror për përdorim të gjuhëve, Agjencia për realizimin e të drejtave të bashkësive, Drejtoria për afirmimin e kulturës së pjesëtarëve të bashkësive, Drejtoria për zhvillimin e arsimit dhe gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive, Ansambli Kombëtar shqiptar.

Megjithëse premtoi, Hoxha nuk u përgjigj se sa para kushtoi objekti i ri.

“Për momentin nuk mund të precizojmë se sa ka kushtuar ky objekt por pas press-konferencës së sotme do të ju njoftojmë edhe me vlerën e këtij objekti.”, deklaroi Muhamet Hoxha, Zëdhënës i Qeverisë.

Ky objekt i ishte premtuar paraprakisht Komisionit anti-korrupsion, për çka reagoi një ditë më parë vetë Drejtorja, Biljana Ivanovska. Tha se për të zgjidhur problemin me kushtet hapësinore për punonjësit dhe për akomodimin e pajisjeve kanë rekonstruar hapësirat aktuale.

Me Buxhetin për vitin e ardhshëm, ne siguruam fonde për punësime të reja, prokurimin e softuerit dhe rindërtimin e mjediseve ekzistuese, duke pasur parasysh që nuk e morëm hapësirën që na e dha Qeveria në fillim të vitit 2020. Fondet e destinuara për blerjen e saj, Qeveria i rialokoi për krizën shëndetësore. Ministrat kompetentë na bindën se shteti nuk ka mjete për ta blerë atë hapësirë. Por së fundmi, Qeveria vendosi ta blejë të njëjtën hapësirë që ishte parashikuar për Komisionin, por këtë herë do të zhvendoset Ministria e Sistemit Politik- tha Biljana Ivanovska, Komisioni anti-korrupsion.

Postime të ngjashme

Nuk janë paraparë masa të reja për kafiteritë, por nuk përjashtohet asgjë

Z H

Filipçe: Ora policore do të zgjasë dy javë

B L

Ftesa e Zaevit për opozitën, relativizim i dështimeve

B L

Këshilltarët e Shkupit e miratuan Llogarinë vjetore dhe Raportin vjetor për vitin 2020

Z H

Aktakuzë kundër 6 personave për teste të falsifikuara PCR

Z H

Pendarovski mbështetë planin për luftë kundër korrupsionit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...