Zaevi me rastin e “11 Tetorit”: Maqedonia e Veriut është e njohur edhe si frymëzuese të një Ballkani të ri

Prilep, 10 tetor – Festat janë momente ku çdo gjeneratë që i feston duhet të pyetet nëse në çdo vit të kaluar bëjmë shtet të mirë, vend më të bukur për jetesë. Populli maqedonas asnjëherë nuk ka okupuar dhe nuk ka marrë të huaj. Veprimtarët tanë nga e kaluara i mbajmë mend sipas ideve të mëdha kosmopolite, të cilat i tejkalojnë kufitë kombëtare. Synimi jonë çdo herë ka qenë shtet i të gjithëve dhe për të gjithë, mik me secilin, porositi sot kryeministri Zoran Zaev në Prilep, në solemnitetin me rastin “80 vite nga Dita e kryengritjes popullore 11 Tetori”.

Kryeministri në fjalimin e tij tha se Maqedonia e Veriut është partner i çmuar dhe i dëshiruar, rëfim i suksesshëm, që filloi ta ndryshojë rrëfimin e Ballkanit.

“Maqedonia e Veriut është e njohur edhe si frymëzuese i një Ballkanit të ri. Duke folur për madhësinë e kësaj feste, Zaev tha se luftëtarët tanë nga lufta nacional-çlirimtare, dhe të gjitha gjeneratat tona paraprake, na dhanë shtetin si shtëpi për të gjithë.

Kryeministri theksoi se sot Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i njohur ndërkombtarisht me armatë të veten, me valutë shtetërore dhe me të gjitha postulatet e shtetësisë, me vend në Kombet e Bashkuara, me konfirmim të padyshimtë për gjuhë maqedonase dhe për identitetin maqedonas, anëtare e NATO-s.

Zaev foli edhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore duke theksuar se përmes qasjes së hapur është vendosur bashkëpunim me të gjithë fqinjët tanë.

“Ndërtojmë marrëdhënie partnere me të gjitha shtetet në fqinjësi – Bullgarinë, Serbinë, Kosovën, Shqipërinë dhe Greqinë, me të cilat për çdo ditë bashkëpunojmë në të gjitha sferat”, tha Zaev.

Duke folur për anëtarësimin në NATO dhe përfitimet nga ai, kryeministri theksoi se janë ndërmarrë hapa, janë miratuar vendime politike “që t’u dëshmojmë skeptikëve të fundit se Maqedonia e Veriut duhet të jetë ylli i ri në qiellin evropian”.

“Gëzuar 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore! Gëzuar 80 vjetorin nga akti historik që na solli shtetësinë, lirinë dhe pavarësinë. Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut! Rroftë liria!” porositi mes tjerash kryeministri në fjalimin e tij.

Related posts

Regjistrimi i diasporës me ritme të ngadalta

D V

Katica Janeva dërgohet në burgun e Idrizovës

R Zh

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska u takua me delegacionin e OSBE/ODIHR

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More