Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaevi: Micotakisi zhvilloi disa ide për të hequr bllokadën bullgare dhe për të ndihmuar në rrugën tonë drejt BE-së

Athinë, 14 maj 2021 (MIA) – Greqia është një nga miqtë tanë më të përkushtuar për BE perspektivën tonë, thekson kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në intervistën për MIA-n dhe shpalosi se kryeministri grek Kirjakos Micotakis ka zhvilluar disa ide pozitive që mund të ndihmojë në heqjen e bllokadës bullgare.

Duke folur dje në Forumin Ekonomik Delfi, Zaevi shprehu optimizëm se do të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë, por shtoi se na duhet ndihmë nga Greqia, ndërsa katër orë më vonë, në takimin me homologun e tij grek, ai tashmë kishte marrë ide konkrete nga Micotakisi.

Në bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, kryeministri shprehet se pala greke ka treguar kreativitet shtesë, “në mënyrë shumë miqësore, në mënyrë shumë pragmatike”, ndërsa për bllokadën nga Sofja komentoi se kjo është problem dhe sfidë, jo vetëm për ne, por edhe për Bashkimin Evropian edhe për Bullgarinë edhe Greqinë si shtete anëtare.

Kryeministri përfundon vizitën e tij në Athinë sot dhe përveç thellimit të marrëdhënieve politike, zhvilloi një varg takimesh për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimit ekonomik.

Në video intervistën për MIA-n, i sqaron në detaje projektet që janë në fazën përfundimtare, flet për bashkëpunimet që duhet të fillojnë, ndërsa thekson se përkundër pandemisë, “gjatë gjithë vjeshtës dhe dimrit kemi punuar në shumë projekte”.

Paralelisht, shpalos detaje, se si nga sot do të udhëtojmë për në Greqi, duke marrë parasysh që rampat në vendkalimet kufitare, për shtetasit e Maqedonisë, u ngritën pas 14 muajsh.

Kryeministër, ideja ime ishte të fillojmë me tema të tjera, mirëpo nga këtu nga Athina, njoftuat një lajm të mirë për shtetasit e Maqedonisë, nga sot, pas pauzës 14-mujore, mund të udhëtojnë në Greqi. Në çfarë mënyre do të jetë udhëtimi te fqinji jugor?

“Me të vërtetë, nga sot, hapja e kufijve me siguri për popullin tonë do të thotë simbol të kësaj mbylljeje, këtij kufizimi, sepse shpesh jemi të lidhur me detin grek, por edhe si destinacion dhe biznes shumë shpesh për shumë njerëz, kështu që besoj se është lajm pozitiv.

Lajmi na u njoftua drejtpërdrejt në takimin me kryeministrin Micotakis dhe këtë e tregon së pari se gjërat po relaksohen gjërat dhe besoj se do të relaksohen edhe më tej. Ju mund të udhëtoni me një test PCR, që nuk është më i vjetër se 72 orë, mund të udhëtoni me dy vaksina dhe 14 ditë pas vaksinës ose me vërtetim të duhur për posedim të antitrupave, që e keni kaluar ose ngjashëm nga një institucion përkatëse, që është i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky është një lajm i mirë për popullin maqedonas, për të gjithë qytetarët që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  Siç e thashë, së pari është porosi relaksimi, por sigurisht që do të doja të dërgoja porosinë që gjithnjë t’i kushtojmë ende vëmendje masave, sepse përqindja e vaksinimit në vendin tonë është e vogël. Shifrat tregojnë se tashmë po shkojmë drejt 200,000. E gjithë kjo tregon se ajo që duhet ta arrijmë 1.200.000-1.300.000-1.400.000, pa marrë parasysh sa janë sipas vlerësimeve të komisioneve shëndetësore, ne jemi larg kësaj. Pra, duhet të kemi kujdes. Sa më shumë që jemi të kujdesshëm, aq më shumë nuk do të ketë kufizime, as në shtëpi, as nga shtëpia drejt jashtit, që edhe po ndodhin.

Besoj se e gjithë kjo do të kontribuojë në frekuentin më të madh të njerëzve, duke hapur perspektiva të reja ekonomike, para së gjithash për të gjithë, por gjithsesi edhe avancim të bashkëpunimit mes institucioneve dhe shteteve.

Përmendët bashkëpunimin, tashmë kemi bashkëpunim me Greqinë. Nuk është vetëm për Kovid-19, kemi interkonektorin, terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandrupoli, e kemi naftësjellësin. Deri ku jemi në këtë fushë me fqinjin jugor?

“Së pari të ndaj kënaqësinë, sepse këto dy ditë i kaloj vërtet për mrekulli. Të gjithë janë pozitivë. Më vjen mirë që disi tashmë pas Marrëveshjes së Prespës edhe ata që ishin skeptikë, ngadalë po shohin përfitimet e saj. Dhe e gjithë kjo krijon atmosferë me siguri edhe te Qeveria, e gjithashtu e krijon edhe te opozita, sepse unë u takova edhe me Aleksis Ciprasin dhe u pashë me Micotakisin, ata duan të bashkëpunojmë dhe kjo është mirë. Në fund, marrëveshjet bëhen për të avancuar bashkëpunimin.

Ne madje e kemi shfrytëzuar edhe pandeminë. Ne kemi punuar në shumë projekte gjatë gjithë vjeshtës dhe dimrit, kështu që interkonektori tashmë është me dokumente ligjore të nënshkruara, dokumentacione të përgatitura për fillimin e ndërtimit. Ne presim që këto ditë të shpallim tenderë për fillimin e ndërtimit, pra për zgjedhjen e një realizuesi, sepse presim ndërtim të shpejtë dhe efikas, meqë traseja është pranë naftësjellësit. Kështu që nuk ka shpronësime, as probleme të tjera të pritshme zakonisht kur ndërtohen infrastruktura të mëdha kapitale. Kjo është shumë e rëndësishme sepse ne po diversifikojmë gazin. Ekziston një mundësi që gazi natyror të hyjë në Maqedoninë e Veriut, përveç atij rus edhe azerbajxhanas, të Katarit, Izraelit, amerikan, që do të thotë se presim rënie të çmimeve dhe mundësi që të përdoret gjithnjë e më shumë nga qytetarët tanë dhe nga ekonomia.

Jemi duke përfunduar projektin e dytë të rëndësishëm, besoj se deri në fund të majit ose më së voni më 10 qershor do të lidhet kontrata për përurimin e naftësjellësit, që jep mundësinë e përdorimit nga “Okta” ose “Helenik petroleum”, por edhe për të gjithë përdoruesit tjerë të tretë, për një kompensim të caktuar për përdorimin e tubacionit. Vendi ynë është pronar i 20% të këtij naftësjellësi, e me këtë rast tashmë kemi arritur marrëveshje që të gjitha investimet që do të bëhen, nuk duhet të jenë në kamionë ose cisterna, sepse cisternat tona duhet ta shpërndajnë drejt Serbisë, Kosovë, për të pasur punë, për të pasur mirëkuptim për këtë punë. Një grup punues nga vendi ynë i kryesuar nga zëvendëskryeministri Bytyqi dhe disa ministra të tjerë janë në grupin punues, besoj se do të jenë në gjendje ta përfundojnë me sukses atë pjesë, sepse po negociohen gjobat që do të paguhen për mospërdorimin e mazutit. Shteti një herë pagoi, tani për vendet tjera, por edhe “Okta” gjithashtu ka gjoba që duhet t’i paguaj ndaj nesh. Ne do të njoftojmë detajet e marrëveshjes kur ajo të arrihet, por ne jemi duke punuar në mënyrë miqësore, sepse është mirë për shtetin, për njerëzit, për ekonominë, e sigurisht edhe “Helenik Petroleum” sheh një të ardhme përmes përurimit të këtij naftësjellësi tonë të përbashkët.

Gjëja e radhës, memorandumi tashmë është nënshkruar me Aleksandrupoli, respektivisht me “Kopeluzos”. Këtu Greqia dhe Bullgaria janë partnerë, ku Maqedonia e Veriut merr pjesë me 10 për qind në ndërtimin e terminalit të gazit, i cili vlen më shumë se 350 milionë euro, ndërsa ka grant prej 170-180 milionë euro nga Bashkimi Evropian, kështu që edhe neve na takon ky grant.  Pjesa e dytë e projektit është termocentrali me gaz, ku ne marrim pjesë me 25 për qind, ndërsa 25 për qind prej mbi 800 megavatë janë 200 megavat, që është pak më shumë se një bllok i “REK Bitolla”. Është një projekt i rëndësishëm. Përmes kësaj ne presim energji elektrike shumë më të lirë dhe konkurruese, furnizim të sigurt të gazit, sepse do të jemi pronarë të terminalit të gazit, sigurisht, perspektivë kjo që hap përfitime serioze ekonomike për ekonominë, por edhe për qytetarët dhe kjo ndoshta, sigurisht është e mundur vetëm për shkak të Marrëveshjes së Prespës. Sigurisht, edhe Qeveria greke dha një aspekt pozitiv dhe një përmbledhje të asaj se Maqedonia e Veriut investon në Greqi edhe atë drejtpërdrejt nga ndërmarrjet shtetërore, gjë që është mirë. Do të ishte më e pakëndshme nëse do të qëndronin vetëm Bullgaria dhe Greqia në një projekt kaq të rëndësishëm. Ky është një përmirësim i imazhit të vendit tonë dhe ngjashëm.

Por, janë duke u përpunuar edhe disa projekte të mëdha. Një nga konkurrentët më të mëdhenj të Çebrenit është “PPS”, së bashku me “Arhirodon” nga Greqia nga nëntë kompanitë që e kaluan fazën e parë, një projekt me vlerë mes 600 dhe 800 milionë euro. Këtë herë jemi të bindur se do të ketë sukses, për shkak të kritereve të reja që i kemi vendosur dhe interesit nga kompanitë e tilla gjigante, të mëdha.

Përveç kësaj, marrin pjesë në procedurat e tenderimit për ndërtimin e hekurudhës për Korridorin 8. Kompani greke, një, dy tre, nuk e di sa janë. Por, kompanitë e mëdha gjithashtu në pjesën e industrisë së naftës, në pjesën e industrisë farmaceutike, në pjesën e bujqësisë dhe në pjesën e gazit natyror, janë gjithashtu të pranishme në procedurat e bisedimeve, investimeve, negociatave, diku do të kemi partneritet publik-privat, diku do të kemi koncesione, diku do të kemi investime të pastra private, e gjithë kjo do të rrisë prodhimin e brendshëm bruto në vend, do të krijojë vende të reja pune, e sigurisht do të rritë edhe eksportin tonë. Ky është përfitimi që merr shteti, e në përgjithësi do të thotë ngritje të standardit ekonomik të gjithë popullit tonë. Këto janë pjesë e projekteve. Ka edhe shumë më të vogla për nga vëllimi, por domethënëse për ne, në të gjitha fushat, thjesht nga jeta dhe funksionimi i përditshëm, që besoj se do të rriten me mbarimin e pandemisë. Pra, këto suksese janë, për sa kohë që zgjat pandemia dhe ja ku janë në horizont. Besoj se së bashku do të kemi edhe shumë projekte të suksesshme, projekte maqedonase-greke.

Le të kalojmë në pjesën politike, gjatë pjesëmarrjes tuaj në Forumin Ekonomik Delfi, ju shprehët optimizëm për zgjidhje me Bullgarinë, por kërkuat edhe ndihmë nga Greqia. A keni marrë ndoshta ndonjë shenjë në takimin me homologun tuaj grek Kirjakos Micotakis, ndonjë iniciativë se Greqia mund të na ndihmojë në ndonjë mënyrë konkrete për të hequr bllokadën Bullgare në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian?

“Besoj në atë optimizmin që e thashë për shumë arsye pragmatike. Pra, kjo përveç asaj që është problem dhe sfidë për Maqedoninë e Veriut, është gjithashtu problem i Bashkimit Evropian ose sfidë për Bashkimin Evropian, duke përfshirë Greqinë dhe Bullgarinë. Kështu duhet të mendojnë edhe ata së bashku, ndërsa Greqia gjithashtu sepse prek Marrëveshjen e Prespës dhe duhet të jetë e interesuar në mënyrë plotësuese dhe në fund të fundit është një mbështetës i madh i integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sepse gjithçka filloi në vitin 2003 në Selanik. kur fokusi u zhvendos në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Besoj se së pari do të gjendet ndonjë zgjidhje me Bullgarinë, sepse problemi nuk është i një natyre të tillë ku mund të jetë një pengesë, duke marrë parasysh se tek tani do të hapen 35 kapituj edhe në hapje edhe në mbyllje merren vendime nga të gjitha vendet anëtare, kështu që besoj se tensionet e ulura edhe te ne edhe në Bullgari do të ndihmojnë në tërë këtë pjesë. Por, na duhet ndihmë nga të gjithë miqtë e tjerë, ndërsa kryeministri Micotakis ka zhvilluar disa ide dhe unë jam shumë mirënjohës për kreativitetin që e ka ofruar. Normalisht nuk mund t’i komentoj, meqë megjithatë ata duhet ta bëjnë atë, por për ne ato janë ekskluzivisht pozitive. Më vjen shumë mirë që kryetari i Qeverisë së Greqisë jo vetëm që ndihmon, jo vetëm që merr pjesë, ai drejtpërdrejt në Këshillin Evropian dhe ministri Dendias në Këshillin e ministrave dhe atje ata janë të zëshëm dhe flasin e punojnë për të ndihmuar integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sigurisht që të dyja vendeve, ndërsa tani treguan edhe kreativitet shtesë, për të cilin jam befasuar pozitivisht në mënyrë shumë miqësore, në mënyrë shumë pragmatike.

Besoj se mund të jetë vetëm e dobishme dhe të jetë zgjidhje për problemin. Kështu që është e mirë ndjenja, vërtet kur keni miq. Ne jemi vend i vogël, jemi vërtet miq me të gjithë, por kur ju përgjigjen me miqësi, ndjenja është e mirë. Është e rendit që ta ndaj këtë me popullin tonë. Besoj në suksese, besoj se përmes dialogut dhe marrëveshjes se zgjidhjet arrihen  dhe në të vërtetë Greqia, mund të konfirmoj se është një nga miqtë tanë më të përkushtuar për integrimin tonë euroatlantik.

Kështu edhe kryeministri i Greqisë, njoftoi dje në takimin, ndërsa shoh se edhe sot nëpër të gjitha komenteve është se Greqia mbetet miku dhe partneri ynë i përkushtuar në integrimet tona euroatlantike. Konfirmoj edhe atë se këta e konfirmojnë në nivel praktik, duke folur kështu, njerëzit kanë menduar, kanë gjetur mënyra, ata janë megjithatë brenda Bashkimit Evropian dhe i dinë detajet, kështu që jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që zhvillojnë ide të këtilla. Edhe nëse ata dështojnë, unë jam i lumtur, nëse ia dalin me siguri do të jem shumë i lumtur.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Dafina Vidishiqi

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...