Zaevi në Çair: Kujdesemi për të gjithë, me projekte në vepër, esnafi do të ketë mundësi të reja për biznese

Shkup, 28 shtator – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit i koalicionit “Më e mira për komunën time” Petre Shilegov dhe bartëset e listave për këshilltarë të Qytetit të Shkupit, Sofia Pejkova dhe të Komunës Çair, Maria Kondovska pasdite u takua me banorët e Çairit.“Jam këtu në Çair, që personalisht t’u porosis, se në mënyrë të barabartë do të vazhdojmë të investojmë në çdo komunë, sepse edhe ju e dini, ashtu punon Lidhja Socialdemokrate – përmes kujdesit për të gjithë qytetarët, me projekte në vepër. Secili nga këta kandidatë është i gatshëm dhe i motivuar që të punojë për Më të mirën për Çairin, ndërsa ne si pushtet qendror do të vazhdojmë të mbështesim projekte kapitale dhe investime të cilat e përmirësojnë cilësinë e jetës”, theksoi Zaevi.Ai theksoi se LSDM-ja e di se në Çair jetojnë njerëz nikoqirë, që e ruajnë kulturën e vjetër shkupjane, por edhe njerëz esnafë, të cilët duke e kultivuar esnafin – na e ruajnë traditën, punojnë shumë pavarësisht përftimit, me vendosmëri ua dorëzojnë gjeneratave të reja si vlerë dhe kjo edhe më tutje do të respektohet dhe do të financohet.“Paralajmëroj mbështetje për hapjen e bizneseve të reja në të gjitha komunat. Kjo do të jetë me rëndësi të madhe edhe për Çairin.

 

Do të përcaktohen nevojat e qytetarëve në një rajon të caktuar, mëhallë ose lagje, ndërsa komuna është planifikuar që të ofrojë subvencione, që të hapen pikërisht bizneset lokale deficitare. Kështu do të sigurohen nevojat e qytetarëve. Por kjo është edhe mundësi që të rinjtë dhe njerëzit me ide, të zhvillojnë biznes”, tha Zaevi, i cili konstatoi se me këtë hapet mundësia edhe për promovimin e Çairit në sferën e turizmit.Bashkë me qytetarët, siç informojnë nga LSDM-ja, ishte konstatuar se Çairi është urë e bashkëjetesës, komunë në të cilën gjenden lagjet më të vjetra në Shkup, të cilat sot janë urë në mesin e kujtimeve për Shkupin e vjetër dhe kohës moderne dhe se Çairi e meriton Më të mirën dhe do ta ketë në zgjedhjet e ardhshme më 17 tetor.“Çairi, e di se do të thotë Jo për ata që prishin ura, ndajnë, nuk respektojnë dallimet, të cilët kujdesen vetëm për xhepat dhe interesat e tyre, ndërsa për këtë janë të gatshëm që të gjithë qytetarët dhe shtetin ta vënë në rrezik dhe Çairi nuk do të lejojë që dikush të na kthejë prapa në të kaluarën e errët, drejtë ndarjeve dhe nacionalizimit. Çairi do të vazhdojë ta jetojë konceptin Një shoqëri për të gjithë, me atë që do ta zgjedhë Më të mirën për komunën” tha mes tjerash në bisedat me qytetarët, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Related posts

Festë e madhe për Maqedoninë, shënohet 80 vjetori i kryengritjes popullore në Prilep

Z H

Avokati popullit me apel të mos keqpërdoren fëmijët gjatë protestave

Z H

Bujar Osmani uron Ditën Evropiane të Gjuhëve

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More