Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaevi në “hallë”! / ASH-AA kërkon miratimin e ligjit për shtetësi, VMRO: Nuk tërheqim amandamentet me ligjin e propozuar

Shkup, 6 prill, Zhurnal.mk – Lideri I VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski thotë se partia do të presë rezultat nga takimi I cili këtë javë duhet ta mbajë pushteti me përfaqësuesit e koalicionit Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët lidhur me ligjin e propozuar për shtetësi dhe se më pas do të dale me qëndrim nëse do t’I tërheqë amendamentet që I ka parashtruar në Kuvend për këtë propozim.

Ai thotë se ka informata se ky takim duhet të mbahet deri në fund të javës, si dhe veprimi I tyre varet nga ajo se çka do të arrihet në takim.

Ligji siç ishte propozuar në Kuvend, theksoi Mickoski, nuk ishte I pranueshëm as për LSDM-në, as për Të Majtën, as për ne si parti, ndërkaq ne parashtruam amandamente. Si rezultat I kësaj, tha Mickoski, nga koalicioni Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët I bllokojnë të gjitha ligjet të cilat hyjnë në Parlament. Kjo, theksoi, është rast që ka të bëjë edhe me mbështetjen financiare për kompanitë dhe qytetarët.

Që të zhbllokohet ky ligj, ai Zaevit I ka propozuar që VMRO-DPMNE-ja t’I tërheqë amandamentet e ligjit për shtetësi, ndërsa koalicioni Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët t’I tërheqë amandamentet e ligjeve për mbështetje të kompanive dhe qytetarëve dhe ata ë vijnë në mbledhje, ku, tha, do të shihej kush është për dhe kundër edhe për njërin, edhe për ligjin tjetër. Por, tha Mickoski, kjo nuk u bë.

Shtoi se u la hapësirë, pushteti të bisedojë me koalicionin Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët. Tani kur ka informata për takim të ri, tha, të presim çfarë do të jetë marrëveshja dhe më pas të deklarohemi.

Sipas tij, bllokimi I ligjeve për mbështetje financiare është për çdo dënim, sepse tha ai u nevojitet bizneseve dhe qytetarëve, pa dallim se cilës bashkësi etnike I takojnë.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...