Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaevi në mision diplomatik evropian për të demantuar eurokomesarin Varheji

Shkup, 10 maj – Zhurnal – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot fillon mini turnin e tij evropian për të bindur aktorët vendimarrës në BE se deklarata e eurokomesarit Varheji se Maqedonia e Veriut mund të ndahet nga Shqipëria, respektivisht të ngecë  në rrugëtimin evropian është një deklaratë e pamenduar mirë.

Për këtë qëllim, Yaevi sot në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian (KE) Ursula fon der Lajen, me kryetarin e Parlamentit Evropian (PE)  David Sasolin, me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Zhozep Borel, me nënkryetarin ekzekutiv të KE-së, Frans Timermansin por edhe me eurokomisarin për Zgjerim, Oliver Varheji.

Kujtojmë se Varheji në dy raste të ndara pati deklaruar se Brukseli po shqyrton t’i hapë negociatat vetëm me Tiranën nëse Shkupi nuk gjenë një zgjidhje për problemin me Bullgarisë.

Në Bruksel, Zaevin do ta shoqërojnë zëvendëskryeministri, Nikolla Dimitrovi dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Dimitrov nga ana e tij, tha të dielën se gjatë shënimit të Ditës së Evropës bashkë me ambasadorin evropian Dejvid Gir, se “pritjet e tij nga takimet në Bruksel janë ta dëgjojnë qëndrimin e Komisionit Evropian mbi këtë çështje, pasi shumica dërrmuese e vendeve anëtare duan që Shkupi dhe Tirana të fillojmë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ky është qëndrimi i KE-së nga tetori i vitit të kaluar, i cili në fakt e rekomandoi këtë gjë në raportin e saj për pakon zgjerimit. Ne po punojmë së bashku për atë qëllim. Maqedonia e Veriut plotësoi të gjitha kushtet dhe gjithçka që duhej të bënte në përputhje me parimet evropiane. Fillimi i negociatave është një gjë absolutisht e merituar dhe për shkak të tre gjërave – koha, vitet dhe brezat e humbur, progresi i dukshëm në vitet e fundit dhe lidershipi i demonstruar në trajtimin e çështjeve të vështira, unë mendoj se historia maqedonase është një provë nëse mund t’i besojmë BE-së në lidhje me tërë Ballkanin”, tha Dimitrovi.

Gir nga ana e tij, ripërsëriti qëndrimin e KE-së se Komisioni Evropian dëshiron që sa më shpejt është e mundur, të mbaj konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë.

Kryeministri Zaev, turnin e lobimit diplomatik e nisi mbrëmë në takimin me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd, Mirosllav Lajçak, me të cilin u dakorduan se vendi ka realizuar pjesën e saj të detyrimeve obligimeve, dhe se tash është koha që BE të reflektojë.

Nga Brukseli, kryeministri Zaev, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovin, do të udhëtojë për në Madrid, ndërsa pastaj për në Athinë

Postime të ngjashme

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

Pendarovski – Kodheli: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë negociatat me BE-në

Zekirija Haxhiu

“Çairçanja” do të zgjerohet me 6 korsi dhe shtigje për biçikleta, do të rrënohen shumë objekte

Zekirija Haxhiu

Dimitrov: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut është problem edhe i BE-së

Zekirija Haxhiu

Firmat vendore pjesë e platformës digjitale për rrjetëzim me zinxhirët global të furnizimit

Zekirija Haxhiu

Geer: Të gjithë duam fillim të negociatave sa më shpejtë të jetë e mundur

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...