Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaevi nesër takon Selën dhe Gashin

Shkup, 11 prill, Zhurnal.mk – Të hënën kryeministri Zoran Zaev do të shpalos para liderëve të opozitës shqiptare Ziadin Sela dhe Afrim Gashi propozimin e tij për Ligjin e Shtetësisë. Ashtu siç deklaroi ditë më parë, i pari i Qeverisë zhbllokimin e Kuvendit nga opozita shqiptare do ta kërkojë përmes praktikave retrospektive juridike.

Zaev do të thirret në ligjin e vitit 2004, kur përmes dispozitave lehtësuese aso kohe për 2 vite u pajisën me shtetësi mbi 2.500 shqiptarë. Sikur 16 vite më parë do të vendosen kritere mbi bazën e të cilëve do të arrihet deri tek statusi shtetas.

“Analizat tregojnë se ku kanë pengesa personat pa shtetësi. I shohim përmes numrave 530 në një kategori, 220 në tjetër, 136 në një kategori tjetër etj. I dimë të gjitha hollësitë e viteve të fundit dhe pengesat ndaj tyre për ta marr shtetësinë”.

Disa nga kriteret janë: trashëgimi e shtetësisë nga prindërit e lindur në Maqedoninë e Veriut, përmes trashëgimit bashkëshortor, në bazë të lejes së qëndrimit, përmes dispozitave priviligjuese etj. Por opozita shqiptare fokusin do ta vendosë edhe në çështjen e verifikimit nga ana e shërbimeve të sigurisë.

Mësohet se Sela dhe Gashi do të kërkojnë që verifikimi i plotë juridik të reduktohet në nivel individi dhe jo në nivel të gjerë familjar dhe miqësor.

Sipas tyre kjo do të ndihmonte që personat të cilët nuk janë drejtpërdrejtë të përfshirë në raportet e shërbimeve të sigurisë dhe nuk kanë shtetësi, t’i hiqet pengesa e cila ndër vite i ka lënë pa status shtetas të Maqedonisë së Veriut. Në rast se arrihet marrëveshja mbi propozim-Ligjin për shtetësi, opozita shqiptare do të heq dorë nga bllokada e instaluar në Kuvend përmes mijëra amendamenteve për disa propozim ligje. (Alsat-M)

Postime të ngjashme

ASH-AA: Përshëndesim vendimin e Pendarovskit, Ligji të kthehet në Kuvend dhe tu shërbejë qytetarëve

R Zh

Buçi: Kishim mosmarrëveshje me Qeverinë

R Zh

Zaevi: Micotakisi zhvilloi disa ide për të hequr bllokadën bullgare dhe për të ndihmuar në rrugën tonë drejt BE-së

R Zh

MPJ-ja e Bullgarisë: Jemi të hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut, takim do të ketë kur të plotësohen kushtet e nevojshme

R Zh

Hoxha opozitës: Nëse votoni ndryshimet të hënën, paret u lëshohen duhanprodhuesive deri të premten

N E

Janë ndarë certifikatat e pjesëmarrësve në programin “Menaxher të rinj dhe lider biznesi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...