Zaevi nga Demir Hisari: “Më e mira” sjellë ide të qartë dhe plan për zhvillim të çdo qyteti dhe të gjithë shtetit

Demir Hisar, 27 shtator – “Më e mira” sjellë ide të qartë dhe plan të qartë për zhvillimin e çdo qyteti, çdo vendbanimi, të gjithë shtetit, ndërsa nga ana tjetër, DPMNE ofron pasiguri të madhe, rrezik, dhe kërcënim, për kthimin e së kaluarës së errët, porositi sot kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga Demir Hisari në fillimin e fushatës “Më e mira për komunën time” e Koalicionit të kryesuar nga Lidhja Socialdemokrate.

 

“Në këto zgjedhje LSDM-ja dhe koalicioni e ka ofertën më të mirë në skenën vendore politike. Oferta jonë më e mirë nënkupton komunikim të vazhdueshëm të hapur ndërmjet kryetarit dhe juve, qytetarëve, por nënkupton edhe vendosje të përbashkët. Oferta më e mirë nënkupton agjendë të gjelbër si prioritet i lartë, zhvillim të shpejtë lokal ekonomik dhe investime infrastrukturore në të gjitha komunat dhe rajonet për zhvillim të barabartë”, theksoi Zaevi.

Ai potencoi se një numër i madh i komunave gjatë katër viteve të kaluara ishin të kryesuara nga kuadro të LSDM-së, të cilët punonin me përkushtim, me vlera dhe shumë dhe ajo dinamikë e fuqishme duhet të vazhdojë.

“Shërbimi i qytetarëve vazhdon, ndërsa fitorja në këto zgjedhje lokale do të jetë konfirmim edhe për politikat në nivel qendror. Zgjedhja e Më të mirës në këto zgjedhje, do ta përsërisë përcaktimin e qytetarëve që të jetojnë në vend modern evropian, mik i rajonit dhe botës”, theksoi Zaevi, duke shtuar se këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për, siç tha, “opozitën e papërgjegjshme të mos ketë mundësinë që përsëri të bëjë dëm në nivel lokal”.

Zaevi potencoi se qytetarët vendosin më 17 tetor edhe me votën e koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja zgjedhin “unitet dhe zhvillim, përkundër ndarjeve dhe së kaluarës.

“Më 17 tetor zgjedhim komuna të hapura, tuajat, tonat. Jam i bindur se edhe këtë herë do të bëni zgjedhje të mençur dhe do të zgjidhni të vazhdojë zhvillimi, të vazhdojë progresi me LSDM-në dhe koalicionin. Në Demir Hisar fiton Më e mira me Stevçe Mitrevskin. Në gjithë shtetin fiton Më e mira me Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë”, theksoi Zaevi në fjalimin e tij në promovimin e kandidatëve për kryetar të komunës dhe anëtare të Këshillit të Komunës Demir Hisar të koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja. 

Related posts

Bekim Sali takoi kryetarin e Yskydarit, ky është premtimi nga komuna turke

D V

Vullnet Murseli takon pensionistët: Në qeverisjen time do të kenë përkujdesje meritore

D V

Filloi fushata zgjedhore në Maqedoni, të gjitha partitë të bindura në fitore!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More