Zaevi për “Ballkan të Hapur”: Derisa BE-ja nuk e përmbush premtimin, ne do punojmë për një jetë më të mirë

Gjevgjeli, 31 korrik – Derisa Evropa mendohet kur do ta realizojë atë që na e premtoi, ne nuk mund të presim, duhet të punojmë, duhet ta avancojmë jetën. Ne duhet çdo  atom të energjisë, çdo potencial të këtij vendi ta shfrytëzojmë, ndërsa kjo shtohet vërtetë me avancimin e bashkëpunimit me të gjithë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

 

“Më vjen mirë që Shqipëria dhe Serbia janë të përqendruara njëjtë si ne, ne jemi të vendosur në mënyrë qendrore midis këtyre dy vendeve, jemi të hapur ndaj Kosovës dhe ndaj  BeH-së, Malit të Zi, Greqisë, Bullgarisë.  Sepse nëse nuk mundemi të presim në kufi, të moj e bëjmë këtë. Sepse nëse mundemi t’i trajtojmë kapacitetet për luftë kundër zjarreve gjatë verës, tërmeteve, përmbytjeve dhe çfarëdo katastrofash të tjera të mos e bëjmë atë. Sepse nëse mundemi të zgjedhim në rajon ku do të punojmë apo kudh do të vijë të punojë, gjithnjë me qëllim të sigurojmë fuqi punëtore të kualifikuar, atë të mos e bëjmë. Pse të mos na rriten pagat, standardi dhe të ngjashme. Në fund të gjithë e dëshirojmë procesin përmes kapitujve dhe klasterëve për evropizim të vendit tonë, por gjithçka që mund ta bëjmë vetë duhet ta bëjmë vetë derisa Evropa  vërtetë nuk vendos të vazhdojë me procesin e eurointegrimeve”, deklaroi Zaevi në pyetjen e gazetarëve për pritjet nga nisma “Ballkan i Hapur” dhe eurointegrimit të vendit, pas inspektimit të rikonstrukimit të Spitalit të Përgjithshëm në Gjevgjeli.

Shfaqi kënaqësi që fokusi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është për evropizim dhe jo vetëm të politikanëve por edhe të institucioneve, ndërsa Gjevgjelia është vendi prej ku do të kalojnë korridoret e mëdha të gazit që do të kontribuojë për zhvillim të qytetit.

 “Tani kemi mundësi të papërsëritshme që politikanët jo vetëm të jenë miq por edhe shokë, më parë ata nuk kanë folur me nëri-tjetrin.   Kishte grindje, armiqësi, vështirë mund t’i shihni, ndërsa ne jemi këtu për t’u shërbyer qytetarëve. Përveç kësaj Amerika u kthe në fokusin e saj, që është i shëndetshëm. Pikërisht nga këtu, nëpër Gjevgjeli do të kalojnë korridoret e mëdha të sistemit të ri të gazsjellësit, të gazit të lëngshëm, të gazit nga Katari, Amerika, Izraeli nga Azerbajxhani  përmes TAF etj., të cilat si projekte të reja energjetike në të vërtetë do ta ndryshojnë plotësisht jetën. Investimet tona shkojnë nëpër Greqi. Dakorduam dhe kjo së shpejti do të shpallet lëshimi i naftësjellësit që do të shkojë pikërisht përmes anës sonë, por kjo që është shumë e rëndësishme rritja dhe zhvillimi i përgjithshëm ekonomik i Gjevgjelisë në këtë pjesë juglindore të vendit tonë shkon përpara, përparon, por është detyrë e të gjithëve që këtë përparim ta bëjmë edhe më të madh, edhe më të dukshëm dhe më domethënës që gjithsesi t’i mbajmë të rinjtë këtu dhe këtu ta planifikojnë jetën”, tha Zaevi.

Related posts

Gjysmë ore pritje për hyrje në kufirin në Tabanoc

Z H

Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja me bashkëpunim mbrojtës ende më intensiv

D V

MPB: Janë sanksionuar 92 motoçiklistë, 47 për shkak se nuk kanë përdorur kaskë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com