Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaevi për vizitë të parë në nivel kryeministror në Spanjë

Shkup, 11 maj – Zhurnal – Kryeministri Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot pasdite niset për në Madrid, që është vizitë e parë në Mbretërinë e Spanjës në nivel kryeministror.

Zaevi në Madrid vjen nga Brukseli ku dje ka pasur takime me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe me përfaqësues tjerë të lartë të BE-së dhe Parlamentin Evropian ku kërkoi të zhbllokohet rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut, ndërsa porositi se gjuha dhe identiteti maqedonas të imponuara nga Bullgaria, assesi nuk guxojnë të jenë temë e bisedimeve.

Sipas paralajmërimit të Pres shërbimit qeveritar, Zaevi nesër në Madrid do të ketë takim me kryeministrin spanjoll, Pedro Sançez dhe Pilar Lop Kuenka, kryetare e Senatit spanjoll.

Është paraparë takim edhe me Antoni Garamendin, kryetar i Konfederatës spanjolle të punëdhënësve.

Zaevi nga Madridi do të udhëtojë për në Athinë ku do të marrë pjesë në Forumin ekonomik Delfi.

Në Athinë, kryetari i Qeverisë, Zaev do të ketë takim me kryeministrin e Greqisë, Krijakos Micotakis.

Në margjinat e Forumit ekonomik Delfi, Zaevi madje do të ketë takime të ndara me Aleksis Ciprasin, ish kryeministër i Greqisë dhe lider i SYRIZA-s, me Toni Blerin, ish kryeministër i Britanisë së Madhe si dhe përfaqësues tjerë politik nga skena ndërkombëtare dhe përfaqësues të kompanive dhe Odave ekonomike.

Postime të ngjashme

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Bekim Laçi

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Arsimi i lartë dhe biznesi – sfida dhe prioritete të përbashkëta”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...