Zaevi pret që Bullgaria të vazhdojë të jetë partner dhe mbështetës i Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj evropiane

Shkup, 23 shtator – Kryeministri Zoran Zaev pret që Bullgaria të vazhdojë të jetë mik i ynë dhe mbështetës në procesin e eurointegrimit, konform nenit 2 të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim. Siç ka deklaruar sot, vendi nuk do të reflektojë asnjë hap konkret derisa nuk e merr mbështetjen.

 

“Ne jemi të gatshëm të ndërmarrim bashkërisht si dy palë detyrimet tona. Në fakt edhe një pjesë të madhe i ndërmarrim- lufta kundër gjuhës së urrejtjes që ta targetojnë të dy ministritë për Punë të Jashtme, por edhe vetë institucionet reagojnë kur përdhosen përmendoret, kur ‘preken’ flamujt kombëtar të cilitdo vend etj. I ndërmarrim aktivitetet për shkak asaj që miqtë e bëjnë këtë. Por para nesh kemi udhërrëfyes në të cilët duhet të punojmë, ajo është avancimi i bashkëpunimit institucional, lidhshmërisë infrastrukturore mes dy vendeve, ndihmës së ndërsjellë dhe shkëmbimit të përvojave rreth perspektivave tona të ardhshme. Jemi të gatshëm përmes notës tonë diplomatike të definojmë se emir i shkurtë është i njëjtë me emrin e gjatë të shtetit, ose Maqedonia e Veriut është njëjtë si Republika e Maqedonisë së Veriut, se nuk kemi pretendime territoriale”, ka deklaruar Zaevi në promovimin e investimit të ri të kompanisë “Filip Moris”.

Lidhur me paralajmërimet për fshirjen e fjalës “bullgare” ku përmendet okupatori fashist në librat dhe përmendoret, Zaevi ka thënë se nuk duhet të barazohen gjithë kombet me okupatorin fashist dhe se ky paralajmërim është në frymën e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe manireve evropiane. Konsideron se me këtë paralajmërim nuk përzihet në punën e Komisionit të përzier maqedono- bullgare që siç tha, “merret me momentet historike të asaj kohe”.

“Ne flasim për pjesën politike të vendimmarrjes që i referohet irredentizmit, provokimit dhe manireve joevropiane. Në vendet e Evropës Perëndimore okupatori fashist nuk ka ngjyrë etnike, nuk ka ngjyrë nacionale dhe prandaj edhe në përmendore do të mbetet okupatori fashist, qëllimi është të fshihet pjesa ‘bullgar’ ose ndonjë provokim tjetër”, ka thënë Zaevi duke shtuar se nuk guxon gjitha kombet të akuzohen për fashizëm.

Okupatori fashist, ka thënë Zaevi, ka qenë Rajhu i Tretë dhe pakti që u krijua nga ana e Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë ku iu bashkëngjiten edhe vende mes të cilave edhe Bullgaria, por nuk mund t’i akuzoni brezat e ardhshëm se janë fashistë.

“Absolutisht nuk dua askujt t’i imponoj më shumë nga ajo që lejohet, as edhe të bëjmë ndonjë hap shtesë. Absolutisht qytetarët e dinë se historia do të shkruajë se kush ka qenë në anën e fashizmit dhe kush ka marrë pjesë, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i jepni shenjë etnike ose mbiemër etnik para okupatorit fashist”, ka thënë Zaevi.

Related posts

Forum: Kuvendi mbetet në kursin reformues dhe vazhdon të punojë për anëtarësimin në BE

D V

Banorët e Butel 2 do të kenë park të ri

D V

MSH: Janë hospitalizuar 16 pacientë me Kovid, vaksinimi është parandalimi i vetëm nga vala e re

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More