Zaevi: Sërish jemi në vend të parë në rajon për transparencë

Shkup, 29 shtator – Të kaluarit fshihnin gjithçka, ndërsa tani gjithçka është transparente. Ndërkaq, kur gjithçka është publike, korrupsioni nuk shpaguhet. Politikat e drejta të transparencës janë konfirmuar, sërish jemi në vend të parë në rajon për transparencë, kumtoi në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev.

“Qeveria e Gruevskit solli shtet të robëruar, të fundit për transparencë në vitin 2016 në rajon. Me vullnet politik, me vendosmëri, punë të përkushtuar dhe përgjegjësi ja ku jemi tashmë disa vite në vend të parë, të dalluar si shembulli i vetëm pozitiv në rajon. Maqedonia e Veriut fitoi numër rekord prej 83,43 për qind në domenin e transparencës, sipas kritereve të vendosura”, ceket në statusin e kryeministrit.

Ajo që është për t’u shënuar, shton ai. Është se pozicion kryesor në rajon kanë edhe ministritë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me 62 për qind të fituar nga kriteret e vendosura.

“Kultivimi i parimit të transparencës është çështje e përgjegjësisë së Qeverisë”, theksoi Zaevi në statusin në Fejsbuk.

Sipas vlerësimeve të Rrjetit rajonal të OJQ-së “Llogaridhënie, teknologji dhe rrjet i hapjes institucionale në Evropën Juglindore (ACTION SEE), më e hapura sipas nivelit të hapjes dhe transparencës në rajonin e Ballkanit Perëndimor është ranguar Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila përmbushi madje 83,4 për qind të kritereve. 

Related posts

Prokuroria jep detajet e para për trgjedinë në Tetovë, 14 viktima të konfirmuara

N E

Propozohet që Rajoni i Ohrit të marrë dy vite afat për t’i plotësuar rekomandimet e UNESKO-s dhe të evitojë zhvendosje në Listën e pasurive botërore në rrezik

D V

Shekerinska: Aleanca me SHBA-në asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More