Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Zaevi shpërfilli shqiptarët, vendimet monoetnike për çështjet multietnike janë lojë bixhozi

Shkup, 30 mars – Zhurnal – Si rrufe nga qielli i kaltërt jehoi informacioni të cilin të hënën e transmetuan liderët e VMRO-së dhe LSDM-së, Mickoski dhe Zaev, për arritjen e një marrëveshjeje për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, kur kishin mbetur vetëm tre ditë nga fillimi i tij në teren.

Ndonëse tha se është konsultuar me partnerët e koalicionit, deklaratat që vijuan pas takimit në katër sy mes dy krerëve partiak, bëjnë me dije se Zaev ka vepruar kokë më vete, dhe se marrëveshja e tij me Mickoskin është një vendim kryekëput individual, por nëse ka qenë i kalkuluar mirë, do të shihet në ditët në vijim, pasi mund të rezultojë e dëmshëme marrja e vendimeve monoetnike, në një shtet multietnik me një demokraci të brishtë.

“Gjatë takimit bëra pauzë dhe u konsultova me presidentin e shtetit, partnerët e koalicionit dhe të mërkurën do të realizoj takim me opozitën shqiptare”, tha Zaevi, pas takimit me kreun e VMRO-së.

Reagimet që vijuan nga eksponentë të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe nga opozita shqiptare, ASH-AAA flasin se u gjetën të papërgatitura, dhe se varianti i shtyerjes së regjistrimit për të kënaqur kërkesat e VMRO-së nuk ka qenë fare i diskutuar si një mundësi.

I zëshëm u shfaq kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili në një paraqitje televizive mbrëmë, la përshtypje se janë shpërfillur nga kryeministri Zaev, ai madje tha se pandemia nuk është argument që të anulohet regjistrimi, ndërkohë për shtyerjen e regjistrimit tha se mund edhe të votohet edhe me shumicë të badenterit, që implikon se pa votat e shqiptarëve, shtyrja është e pamudur.

Burime nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa (ASH-AAA) për Zhurnal.mk, thanë se në takimin të cilin të mërkurën do ta realizojnë me kryeministrin Zaev, to të këmbëngulin për ligjin për Shtetësi, dhe se kjo do të jetë një kërkesë e panegociueshme në këmbim të mbështetjes për shtyrjen e regjistrimit.

Të njëjtat burime i thanë Zhurnalit se, nëse Zaev nuk e mbështet propozim ligjin për shtetësi, me parashtrimin e amandamenteve ata do të bllokojnë miratimin e ndryshimeve të ligjit për Regjistrim, që kanë të bëjnë me shtyrjen e tij për në shtator.

Afatet janë të ngushta, dhe nëse ndryshimet nuk miratohen deri të mërkurën në mesnatë, shteti e ka për detyrim të enjten të filloj me operacionin statistikor për numërimin e banorëve.

Simptomatike ngel disponimi i Zaevit për t’ia plotësuar dëshirat opozitarëve të VMRO-së, që në qarqet e analitike vlerësohet si një orvatje që përmes një dere të vogël, vendi të qeveriset nga një qeveri e zgjëruar ose nga një qeveri ekspertësh, e cila si e tillë do të duhet me një konsenzus mbipartiak dhe mbarpopullor, të zgjidhë çështjen shumë të ndijshme me Bullgarinë, të zbatoj reformat në gjyqësor, si dhe të përkushtohet seriozisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pa të cilat Maqedonia e Veriut ngelet në vendqëndro në rrugëtimin e saj për integrim në Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se regjistrimi, që duhet të fillojë më 1 prill, është shtyrë dhe do të zhvillohet nga 5 deri më 30 shtator të këtij viti. Arsyeja e shtyrjes është mundësia të krijohet imunizim i popullsisë dhe regjistruesve. Sidoqoftë, diaspora do të vazhdojë të regjistrohet deri më 30 shtator.

Kjo u vendos në takimin e djeshëm midis kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Që të realizohet marrëveshja, duhet të pësoj ndryshime ligji për shtetësi.

Postime të ngjashme

Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti uron besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajrami

N E

Pedro Sançez: Spanja mbështet hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE

N E

Lajmi i Fundit / I plagosur në Butel të Shkupit, ndërroi jetë

N E

Hoxha thirrje bujqve për të aplikuar për subvencione

R Zh

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

Një shtatë vjeçare lëndohet rëndë në një aksident trafiku në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...