Agjencia Zhurnal.mk

Zaevi u bëri thirrje grupeve të punës sot të fillojnë negociatat për ligjin për PP-në, Mickoski kërkon të pranohen vërejtjet e tyre

Shkup, 24 janar, zhurnal.mk – Si zgjidhje strukturore dhe sistematike, larg duarve të politikanëve dhe në funksion të përforcimit të pavarësisë dhe reformave në gjyqësi dhe në përgjithësi e vlerësoi propozim ligjin për prokurori publike lideri i lideri i LSDM-së Zoran Zaev, derisa oponenti i tij politik, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski zgjidhje e propozuar ligjore është antikushtetuese dhe në kundërshtim me të drejtën penale.

Të dy liderët dje i shfaqën pozicionet e tyre lidhur me zgjidhjen e propozuar ligjore në prag të takimit të grupeve të punës të të dyja partive, i cili sipas paralajmërimeve duhet të mbahet deri në fund të javës, ndërsa Misckoski tha se nuk do të marrin pjesë në negociatat për ligjin për prokurori publike nëse nuk pranohen vërejtjet edhe propozimet e tyre.

Edhe pse nuk është kusht për fillimin e negociatave me BE-në, megjithatë përfaqësuesit e lartë evropianë periudhën e kaluar Ligjin për PP-në e përmendin gjithnjë e më zëshëm se nevojitet të miratohet në përbërjen e tanishme parlamentare.

Zaevi dje porositi se nuk mbajnë tezat se përmes këtij propozimi dikush përpiqet të amnistojë raste dhe të fshihet krimi të pushtetit aktual.

“Me ligj garantohen të gjitha rastet aktuale, parahetimet e filluara, procese gjyqësore dhe të ngjashme pa dallim për kë bëhet fjalë, duke përfshirë edhe lëndë të PSP-së, por edhe të Prokurorisë për Krim të Organizuar edhe atë të tanishme, të kaluara dhe me siguri edhe lëndë të ardhshme. Nëse VMRO-DPMNE-ja është për një zgjidhje të tillë publikisht u bëj thirrje dhe me siguri këtë do ta bëjë edhe ministrja e Drejtësisë si lider i grupit punues nga ana jonë, që nesër të ulen grupet punuese dhe menjëherë të bisedojnë që gjithçka të zgjidhim në funksion dhe dobi të qytetarëve. Në të kundërtën, mbetet vetëm politikëbërja dhe konfirmimi serioz se dikush ekziston dhe funksion vetëm që ta fshehë krimin dhe ta parandalojë përgjegjësinë për krimin pa dallim për kë bëhet fjalë”, ka thënë Zaev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në MASIT.

Zaevi lidhur me paralajmërimin e Mickoskit se nuk do të marrin pjesë nëse nuk pranohen vërejtjet e tyre se ky është rezultat i instruksioneve që vijnë nga Budapesti.

“Me kërkesën nga opozita që të propozohet prokurori publik, Mickoski jep mesazh se ka ndërmend të mbetet në opozitë. Kështu në mënyrë kritike të merret pjesë për ligj i cili është në koordinim me Delegacionin evropian, BE-në dhe SHBA-në është larg nga cila do normale në sjelljen në momente të tilla serioze para të cilave jemi të drejtuar. Jap mesazh për seriozitet – tani të gjithë i duhemi shtetit. Mund të japim argument plus për popullin tonë dhe për miqtë tanë – liderët e vendeve anëtare të BE-së dhe të Komisionit Evropian të kenë edhe një argument para vendimeve të ardhshme kur do të sillen vendime të rëndësishme historike për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, potencoi Zaevi.

Mickoski dje theksoi se një pjesë e neneve në ligjin e ri të propozuar për prokurori publiket janë të papranueshme për VMRO-DPMNE-në, sepse disa herë shkelet Kushtetuta dhe Prokurorinë e vë nën kontroll të pushtetit.

Ai dje prezantoi një pjesë të vërejtjeve në opinion, ndërsa ata fillimisht do të dorëzohen deri te përfaqësuesit e LSDM-së të cilët duhet t’i shqyrtojnë, ndërsa pastaj do të dakordohet takimi.

Gjatë analizës së Propozim-ligjit partia ishte konsultuar me shumë ekspertë juridikë të cilët, siç tha, janë të gatshëm që t’i mbrojnë vërejtjet.

“Miratimi i një ligji cilësor për Prokurorinë Publike do të nënkuptonte zgjidhje për të cilën Zoran Zaevi dhe ekipi i tij do të duhet të përgjigjen dhe të dëshmojnë përgjatë një procedure transparente dhe ligjore për të gjitha akuzat për krim dhe afera. Pikërisht për këtë i fundit i cili ka interes në shtet për zgjidhje cilësore për Prokurorinë Publike është Zaevi. Dhe për këtë janë aq shumë të përqendruar drejtë obstruksioneve dhe frenimit të miratimit të zgjidhjes cilësore ligjore, por edhe vendosjen e propozim-ligjit i cili do të garantojë amnisti të krimit të pushtetit përmes kontrollit të plotë ndaj prokurorisë”, tha Mickoski.

Përsëri propozojnë, tha Mickoski, formimin e prokurorisë së veçantë me paga enorme të larta dhe shtesa të kastës së veçantë të prokurorëve të privilegjuar, e në dëm të prokurorëve në prokurorinë e rregullt.

“Propozojnë ligj i cili është antikushtetues dhe në kundërshtim me të drejtën penale. Me ligjin vendoset obligim i Këshillit të Prokurorëve Publikë që t’i transferojë prokurorët nga PSP-ja në kuadër të Prokurorisë së re për Krim të Organizuar, që është antikushtetuese dhe kundërligjore”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.

Ambasadorët rezidentë të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian në vend dje në takimin me kryeministrin Oliver Spasovski dhanë mbështetje të fuqishme për vazhdimin e reformave, për respektimin e Marrëveshjes së Prespës dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, për politikat e dialogut, por konstatuan se miratimi i Ligjit për PP, edhe pse nuk është kusht për eurointegrime, do të jetë një porosi e mirë për përcaktimin e gjitha subjekteve politike në vend ndaj dialogut dhe ndaj sundimit të së drejtës.

Pas serisë së përpjekjeve të pasuksesshme për marrëveshje midis pushtetit dhe opozitës, çështja për ligjin për PP sërish aktualizohet pas vizitës së komisarit evropian javën e kaluar Oliver Verheji në Shkup, i cili porositi se do të ishte mirë përbërja e tanishme parlamentare para shpërndarjes ta miratojë ligjin, që do të ishte shenjë e mirë dërguar vendeve-anëtare të BE-së në kontekst të vendimit të pritur për hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Union.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...