Agjencia Zhurnal.mk

Zaha i ofrohet Mourinhos te Tottenhami

Ylli anglez i Crystal Palace, Wilfried Zaha thuhet se i është ofruar trajnerit Jose Mourinho te Tottenham Hotspur.

Sipas mediumit britanik The Mirror, agjent i ri i Zahas, Pini Zahavi po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje me Spurs për yllin e Crystal Palace.

Londinezët e Veriut kishin një interesim gjatë verës për anësorin sulmues 27-vjeçar, por nuk ishin të gatshëm të shkonin afër çmimit të kërkuar prej 80 milionë funtesh.

Trajneri i Spurs, Mourinho po shikon për përforcime të janarit – me Mo Sissoko dhe Harry Kane të lënduar, por klubi aktualisht po shikon objektivat brenda “çmimeve normale”.

Interesimi i Chelseat për Zaha kuptohet se është ftohur me Frank Lampard më të përqendruar në transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Por, Zaha mbetet me qëllim të largohet nga Palace pasi zemrën e tij e ka vendosur të shkojë në një klub të aftë të garojë për trofe dhe futbollin e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...