Shkup, 2 mars – Zhurnal.mk – Ashtu siç po afrojnë zgjedhjet në Bullgari, kështu edhe përforcohet retorika e pushtetit bullgar të cilët MAqedoninë e Veriut e shfrytëzojnë për të fituar pikë politike me deklarata të ndryshme, përcjellë Zhurnal.
Kështu, së fundmi diplomatja bullgare tha se në Maqedoni në shekullin e 21 nuk pranoeht e drejta e vet vendosjes.
Ajo këtë e ka paralajmëruar për popullin bullgar në Maqedoni të cilët sipas regjistrimit, nuk e kanë mundësinë të regjistrohen si bullgar.
“E palejueshme është që dikush në shekullin 21 të mos ua pranojë të drejtën e vetvendosjes”, deklaroi Zaharieva, duke komentuar anketën në Bullgari ku mbi 90% e tyre konsiderojnë se kontesti me Maqedoninë nuk do të zgjidhet.
“Ne konsiderojmë se ka ngecje në përmbushjen e detyrave nga pala maqedonase nga marrëveshja për fqinjësi të mirë”, thotë Zaharieva.//Zhurnal.mk