Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaharieva: Fushata antibullgare në Shkup nuk është ndaluar, në momente po përkeqësohet!

Sofje, 19 nëntor, zhurnal.mk – Ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva për televizionin Nova ka deklaruar se Bullgaria i respekton fqinjët e saj dhe ka interes për integrimin evropian të vendeve nga Ballkani Perendimorë, transmeton Zhurnal.

Duke folur për veton bullgare për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut me BE-në, Zakharieva potencon se mbështetja nga Bullgaria për vendin asnjëherë nuk ka qenë pa kushte.

“Autoritetet në Shkup shumë herët dinë se ka probleme që nuk i kanë zgjidhur në mardhëniet bilaterale me ne”, tha Zakharieva due shtuar se vitin e kaluar gjatë kohës së takimit të fundit ndërqeveritarë të vendit i janë kumtuar këto probleme.

Sipas Zakharievës, për Bullgarinë është e papranueshme edhe “rrija e fushatës antibullgare” në vend. Ajo vlersoi se “gjuha e urrejtjes” në vend nuk është paraqitur muajt e fundit, por që “fushata antibullgare nuk është ndaluar” dhe çdoherë përkeqësohet para momenteve të rëndësishme.

“Nëse dëshirojnë të hynë në BE, patjetër duhet të mbështeten në vlerat evropiane. Nuk mendoj se është mirë për qytetarët të këtij vendit të edukohen në urrejtje”, shtoi ajo.

Postime të ngjashme

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...