Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaharieva: Heronjtë i kemi të përbashkët, jo vetëm tanët

Shkup, 11 dhjetor, zhurnal.mk – Problemi më i madh në mardhëniet me Maqedoninë e Veriut janë garancat e pamjaftueshme për zbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, potencoi shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva në një intervistë për servisin publik gjerman “ARD”, duke shtuar se Sofja nuk do të jep dritë jeshile për fillimin e negociatave derisa ato garanca nuk bëhen pjesë e kornizës negociuese, transmeton Zhurnal.

Mes garancave duhet të jetë edhe njohja e “të vërtetës historike”, siç e formulon Zaharieva duke aluduar se në politikën shtetërore të Maqedonisë së Veriut ende qeverisin “metoda totalitare”.

“Bullgaria dëshiron të pranohet historia e vërtetë. Kjo nuk ishte problem për Maqedoninë e Veriut kur u nënshkruan marrëveshjet, kjo e kaluar e përbashkët e cila duhet të na lidhë, dhe jo të na ndanë. Ne nuk themi se këta heronjë janë vetëm tanët. Ne themi se janë heronjë të përbashkët. Kjo është mendimi modern në të dyja vendet, sidomos nëse dëshirojnë të jenë së bashku në BE. Nuk mundet çdoherë dikush në Maqedoninë e Veriut publikisht të thotë se ndonjë nga këta heronjë ishte bullgarë, të lincohet publikisht”, potencoi Zaharieva.

Postime të ngjashme

Ende nuk lejohet organizimi i dasmave

T E

Dy të arrestuar pas plagosjes së djalit të Sulejman Rexhepit

T E

Shpërthen zjarr i fuqishëm në fshatrat e Manastirit

T E

Sassoli kërkon Konferencë ndërqeveritare për Shqipërinë

T E

Simovski: Ky regjistrimi dhe metodologjia janë në harmonizim me standardet evropiane

T E

Të drejtat e bullgarëve në RMV, presidenti Radev mbledh shefat e shërbimeve speciale

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...