Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaharieva: Identiteti dhe gjuha maqedonase kanë prejardhje bullgare

Zhurnal Ads

Sofje, 31 tetor – Maqedonia e Veriut duhet të pranojë se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë prejardhje bullgare, nëse duan të fillojnë bisedimet me BE-në, tha në një intervistë për Reuters, Ekaterina Zaharieva, ministre e Punëve të Jashtme në Bullgari.

Nëse dy vendet nuk zgjidhin problemin, Bullgaria do të vendosë veto, u kanos Zaharieva.

Ajo thotë se Sofia ka humbur durimin në pritje që Maqedonia e Veriut të zbatojë Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, që u nënshkrua mes dy vendeve në vitin 2017.

Problemi kryesor për Bullgarinë është se si të ndalojë kërkesat për njohjen e pakicës maqedonase në këtë vend.

Sipas Zaharievës, ky problem do të zgjidhet nëse Shkupi pranon se gjuha dhe identiteti maqedonas kanë rrënjë bullgare.

“Shqetësimet tona burojnë nga pretendimet e pafund për pakicë maqedonase në Bullgari. Njohja e rrënjëve Bullgare do t’i japë fund kësaj”, tha Zaharieva.

Nëse Shkupi bie dakord, shtoi ajo, Bullgaria është e gatshme të njohë maqedonishten “si një nga gjuhët zyrtare në Maqedoninë e Veriut” dhe të pranojë identitetin maqedonas.

“Ne nuk e kontestojmë të drejtën e tyre për vetëvendosje, as të drejtën për ta quajtur gjuhën e tyre si të duan. Jemi të gatshëm të riafirmojmë realitetet aktuale, por ata duhet të pranojnë të vërtetën historike”, tha ministrja bullgare.

Ndryshe, presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev të enjten deklaruan se nuk do të lëshojnë pe në çështjen e identitetit dhe gjuhës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Të respektohen të drejtat e fëmijëve, përgjegjësia për këtë është e tërë komunitetit

E.E.

Një pacient me Covid ka ikur nga spitali “8 Shtatori”

Z H

Trajanov: Shteti nuk duhet t’i financojë partitë politike

E.E.

Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në aeroportin e Shkupit

T E

Ministri Besimi realizoi takim me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski

Z H

12 viktima dhe 161 të infektuar të ri me coronavirus

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...