Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaharieva: Ne e pranojmë realitetin modern të Maqedonisë, ndërsa ju pranojeni historinë tonë

Shkup, 9 tetor – Zhurnal.mk – Ministrja e Punëve të jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva sot në takimin e saj me homologun nga Maqedonia, Bujar Osmani, tha se Bullgaria që moti ka pranuar pavarësinë e Maqedonisë dhe realitetin modern politik.

Sipas saj, Bullgaria që moti i ka mbështetur sovranitetin shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe asnjëherë nuk ka patur pretendime teritoriale dhe asnjëherë nuk ka shkurtuar të drejtën për vetidentifikim të qytetarëve të saj, informon Zhurnal.

“Për këtë shkak nuk duhet të propozohen gjëra në drejtim të kundërt, si mes qytetarëve të vendeve tona, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Si Bullgaria i njeh realitetet e politikave moderne, tani duhet edhe Maqedonia e Veriut të njeh realitetet historike lidhur me procesin e krijimit të një identiteti të ri kombëtar”, tha Zaharieva.

Bullgaria sipas Zaharievës, nuk dëshiron asgjë nga përmbushja e klauzolave në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, siç është klauzola gjuhësore.

“Klauzola gjuhësore në marrëveshjen tonë, ne duam të reflektohet në gjitha dokumentet mes dy palëve. Nuk kemi kërkesa të reja. Apeloj dhe shpresoj që problemet nuk do të krijohen aty ku nuk ka”, tha Zaharieva.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ambasadori i BE-së: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

R Zh

Regjistrohen 364 raste me Kovid-19 prej 2.379 testimeve, 24 të vdekur, 689 të shëruar

R Zh

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

R Zh

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

R Zh

Qyteti i Shkupit: VMRO-DPMNE fabrikon afera joekzistuese

R Zh

E vrisja mendjen, pse po flitet: “Vaj-vatani e mjerë mileti, në çfarë derexhe erdhi Ali Ahmeti”!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...