Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaharieva: Nuk janë shkëputur lidhjet mes Shkupit dhe Beogradit

Shkup, 29 janar – Kthimi i gjuhës serbe në shkollat e Republikës së Maqedonisë së Veriut i mohon pohimet se lidhjet me Serbinë dhe Rusinë janë ndërprerë, tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

“Maqedonizmi në vetvete është një ide gjeopolitike e krijuar nga Beogradi dhe Moska. Për fat të keq, nuk jam e befasuar nga ky vendim i autoriteteve maqedonase. Kthimi i gjuhës serbe do të thotë se të gjitha partitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut pavarësisht nga dallimet e tyre politike, janë unanime në këtë çështje…, si dhe për temën e marrëdhënieve me Bullgarinë”, i tha Zaharieva për BTV.

Sipas saj, veprimet e tilla janë dëshmi e afrimit me Serbinë.

Ky koment i Zaharievës, siç transmeton BGNES, pason pas deklaratës së kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se mësimi i gjuhës serbe do të kthehet në shkollat ​​fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

Edhe Qyteti i Shkupit ndanë nga 10 mijë denarë shpërblime për zjarrfikësit

Z H

Komuna e Tetovës paralajmëron për stuhi lokale gjatë pasditës

Z H

Mbi 200 raste të reja me covid në Maqedoni

Z H

Ambasadorja amerikane Bërnz për vizitë në Parkun Nacional “Galiçica” në Ohër

Z H

Në gjashtë muajt e parë të vitit eksporti arrin 3,4 miliard dollarë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...