Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaharieva: Nuk kemi synim që ta bllokojmë, përkundrazi 30 vite ju kemi ndihmuar

Zhurnal Ads

Sofje, 28 tetor – Marrëveshja për miqësi midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut i ka të gjitha garancitë që të zbatohet në vullnet të mirë që nga të dyja palët. Synimi ynë nuk është që ta bllokojmë, por përkundrazi, në 30 vitet e fundit i kemi ndihmuar Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi në një intervistë për BGNES shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva.

“Marrëveshja është nga viti 2017 dhe ka garanci të zbatohet në vullnet të mirë. Për fat të keq, vlerësimi ynë është se kjo nuk është ashtu. Edhe krahas shumë spekulimeve në mediume, veçanërisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut – as nuk kemi kërkuar ndryshim të Kushtetutës, as nuk kemi kërkesa të reja, e as që e kemi kontestuar të drejtën e vetëvendosjes të çdo qytetari, duke i përfshirë edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se ‘siç e njohim ne realitetin, ashtu edhe ata duhet ta pranojnë të kaluarën dhe se këtu ka asgjë të ndërlikuar’”.

Përkujtoi se Bullgaria, gjatë kryesimit të saj me BE-në, e ka vendosur sërish në rend dite temën për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, njëjtë siç është cak edhe i kryesimit aktual gjerman me Këshillin e BE-së.

Zaharieva thotë se onlajn ekipet e ministrive të punëve të jashtme mes dy vendeve janë në komunikim të vazhdueshëm për zgjidhjen e çështjeve të mbetura. “Jemi në negociata të përditshme. Sot onlajn ekipet e ministrive tona të punëve të jashtme tentojnë t’i zgjidhin çështjet kontestuese, ashtu që shohim më shumë avancim. Por, ka mbetur pak kohë. Negociatat janë intensive”, ka thënë Zahaarieva.

Përkujtoi se në seancën e 10 nëntorit të Këshillit për punë të brendshme duhet të miratohet Korniza negociuese, por kjo, sipas saj, nuk është datë përfundimtare.

Lidhur me kornizën, Zaharieva vlerësoi se Bullgaria nuk është në gjendje që ta miratojë kornizën në formën e saj aktuale, në të cilën është prezantuar. “Tani për tani Bullgaria nuk është në gjendje për ta miratuar kornizën në këtë formë. Kemi kohë, por ajo është shumë pak”, ka thënë shefja e diplomacisë bullgare. 

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Sot “Monstra” vazhdon me dëshmitarët e mbrojtjes

Z H

Zaev-Silvestri: Maqedonia e Veriut i përket Evropës

E.E.

Interpelanca ndaj Dimitrov, Sela: Si parti opozitare do e mbështesim

T E

Qeveria po mendon të rritë shumën e gjobës për mos mbajtje të maskës, aktualisht është 20 euro

Z H

Filluan aktivitetet për pastrimin e Lumit Shkumbin në Tetovë

Z H

Një vajzë gjashtë vjeçare e ka humbur jetën në një aksident trafiku

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...