Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaharieva: Qëndrimi im për Shkupin nuk ka lidhje me zgjedhjet në Bullgari

Shkup, 30 mars – Zhurnal.mk – Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva thekson në intervistë për bullgaren “24 Çasa” se qëndrimi I saj për Shkupin nuk ka kurfarë lidhje me zgjedhjet.

“Kemi Marrëveshje prej vitit 2017 që nuk po zbatohet, pozicioni kornizë I Qeverisë dhe deklaratës së miratuar unanimisht nga Parlamenti. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut e dinë mendimin e të gjitha partive dhe popullit bullgar – 83,8 për qind e qytetarëve nuk dakordohen ta mbështesin Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE përderisa nuk arrihet marrëveshje për faktet për të kaluarën historike të Bullgarisë”, konsideron Zaharieva.

Ajo pohon se procedurat e kohëmëparshme të autoriteteve në Shkup nuk japin shumë arsye për optimizëm.

“Kandidati I tyre për Eurovizion mori mbi 400 kërcënime për jetë sepse tha se ka pasur edhe shtetësi bullgare. Ende nuk kemi sqarime nga Shkupi edhe përse Ministria jonë e Punëve të Jashtme duhet të kërkojë leje për import të librave bullgarë”, deklaroi ministrja bullgare e Punëve të Jashtme.

Zaharieva thotë se marrëdhëniet e mira të kryeministrit Bojko Borisov me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan çuan deri te “zero presion ndaj emigrantëve në kufirin tonë”.

Lidhur me Rusinë ajo theksoi se asnjë vend nuk mund të tolerojë diplomat të cilët ilegalisht tubojnë informata të klasifikuara.

“Diplomatët nuk mund të jenë penalisht përgjegjës, por sipas Konventës së Vjenës prej tyre duhet të kërkohet menjëherë ta braktisin vendin. Ne besojmë se BE-ja dhe Rusia duhet të bisedojnë për të gjitha çështjet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të hapur, por nuk do të tolerojmë aktivitete joligjore të diplomatëve nga cili do vend në territorin tone… Bullgaria vazhdon të punojë në bashkëpunim me Rusinë në ekonomi, turizëm dhe tregti”, shtoi ajo

Postime të ngjashme

Carovska: Organet hetuese do të zbardhin si është bërë furnizimi me librat shkollorë

Bekim Laçi

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Bekim Laçi

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...