Agjencia Zhurnal.mk

Zaharieva shpreson se bisedimet për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të fillojnë në vjeshtë

Shkup, 3 korrik – Zhurnal.mk – Zv.kryeministrja bullgare Ekaterina Zaharieva, gjatë kohës së debatit në prag të fillimit të kryesimit finlandez me Këshillin e Europës, shpreson se tetori nuk do të jetë muaj i ardhshëm ku do të refuzohet ftesa për anëtarësim i REpublikës së MAqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, përcjellë Zhurnal.

Zaharieva shprehu kënaqësi që programi i kryesisë finlandeze e përfshinë dhe temën e zgjerimit. Ajo theksoi se ftesa ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk do të jetë kompromis i lehtë, por shpreson se këtë herë në tetor do të përmbushet premtimi. Ajo shprehu keqardhje që dallimet që kanë vendet në Unionin Europian bëhen gjithnjë e më të dukshme për shtetet tjera në botë.

“Zgjerimi është një problem shumë i rëndësishëm dhe ne presim diskutime, që të gjejmë zgjidhje të mirë në tetor për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ambasadorja finlandeze në Bullgari Pajvi Blinika.

Ajo është e bindur se bashkëpunimi me Bullgarinë në këtë drejtim do të jetë shumë i mirë.

“Një Europë e re, të gjelbërt dhe sociale është prioritet më i rëndësishëm për Finlandën, së bashku me mbrojtje të qytetarëve dhe lirive të tyre. BE duhe ttë përpiqet të punojë së bashku dhe në mënyrë efektive”, tha Blinika.

Ndryshe Forumin e organizoi “Pan Europa Bullgaria”, Ambasada e Finlandës në Bullgari dhe Fondacioni Konrad Adenauer./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...