Maqedoni TOP LAJM

Zakharieva: Momentalisht Bullgaria nuk i thotë “po” Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave

Zhurnal Ads

Shkup, 5 nëntor, zhurnal.mk – Shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zakharieva tha se nuk ka mënyrë që t’i themi “po” nisjes së bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Ajo po ashtu tha se Bullgaria nuk konteston gjuhën dhe identitetin bashkëkohor të popullatës në RMV.

“Ne e thamë qëndrimin tonë. Tani ai qëndrim është edhe në opinion. Që nga viti i kaluar, Qeveria dërgoi deklaratë në Kuvend e që u mbështet nga të gjitha partitë politike. Kjo do të thotë se qëndrimi ynë për Maqedoninë e Veriut nuk është i ri, ashtu siç deklarojnë disa. Mendoj se kemi unitet në këtë temë”, tha ministrja Zakharieva për “BTV”.

Ajo theksoi se është në interes të Bullgarisë që gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE.

“Momentalisht Bullgaria nuk mund ta miratojë kornizën e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Ekziston Marrëveshje për fqinjësi të mirë që u nënshkrua në vitin 2017 e që u ratifikua në vitin 2018 dhe kjo marrëveshje nuk zbatohet”, tha Zakharieva.

Ajo shtoi se Bullgaria nuk ka pretendime për atë se si përcaktohen qytetarët e kësaj republike por edhe maqedonasit nuk duhet të kenë pretendime për historinë bullgare.

“Nuk na shqetëson vetëm historia, por edhe gjuha e urrejtjes. Mospranimi i të vërtetës historike sjell probleme serioze në marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Zakharieva.

Postime të ngjashme

Hoxha: Do të formojmë komitet të përbashkët të vreshtarëve dhe bodrumeve të verave

Z H

Karaxhovski: Maqedonia është në kulmin e epidemisë, në opsion janë gjitha masat, përfshirë dhe mbylljen e tërësishme të shtetit

XH,I

Editorial: Shteti mos të mbetet i shurdhër me hajdutët e parave të BE-së

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...