Maqedoni

Zakharieva: Nuk jemi të gatshëm të miratojmë negociatat për Maqedoninë e Veriut

Zhurnal Ads

Shkup, 3 nëntor, zhurnal.mk – Ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zakharieva tha se nuk mund t’i mbyllim sytë dhe të bëhemi se nuk shohim se ka probleme me zbatimin e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut.

Ajo thotë se akoma nuk janë të gatshëm ta miratojnë kornizën për negociatat me Shkupin.

“Ne kemi qëllim të mirë, por nuk mund të bëjmë kompromise që do të vazhdojnë të çojnë në fushatë anti-bullgare. Ky është qëndrimi i Qeverisë së Bullgarisë”, tha Zakharieva, raporton BGNES.

Ndryshe, prej dje ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, qëndrojnë për vizitë në Berlin të Gjermanisë ku kanë realizuar takim me Zakharievën, me ftesë të ministrit gjerman për Punë të Jashtme, Heiko Maas.

Ndërsa dje BGNES, raportoi se kryeministri bullgar Boyko Borissov e dërgoi Zakharievën në Berlin me qëndrime të forta për Maqedoninë e Veriut.

Postime të ngjashme

Spasovski: Strategji e përbashkët dhe masa konkrete për veprim në ballafaqimin me sfidat e reja të sigurisë

Z H

Xhaferi në takim me Thimonier: Kontrolli parlamentar është me rëndësi të madhe

XH,I

Analistët: Një bllokadë nga Sofja, vë në pikpyetje jetëgjatësinë e Qeverisë “Zaev”

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...