Agjencia Zhurnal.mk

Zakharieva: Zbatimi i plotë i marrëveshjes nga ana e Maqedonisë së Veriut është kusht kyç për në BE

Sofje, 1 gusht – Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e MPJ-së bullgare, Ekaterina Zakharieva për tre vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes dy vendeve, tha se zbatimi i plotë i marrëveshjes nga ana e Maqedonisë së Veriut është kusht kyç për përparimin drejt integrimit në BE.

“Ne besojmë në marrëdhënie të mira fqinjësore si vlerë fondamentale evropiane dhe në këtë kuptim zbatimi i marrëveshjes nga ana e Maqedonisë së Veriut është kusht kyçe për përparimin e mëtejshëm të vendit drejt integrimit në BE”, tha Zakharieva.

Ajo tha më e rëndësishmja është puna e komisionit të përbashkët dhe se Bullgaria pret nga komisioni që të vazhdojë me punë dhe së shpejti të realizojë përparim.

Kolegu i saj nga Maqedonia e Veriut, Nikolla Dimitrov gjithashtu shënoi trevjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes.

“Mik është ai që ta kupton të kaluarën tënde, beson në të ardhmen tënde dhe të pranon ashtu siç je. Pikërisht kjo urtësi, është zbatuar nga Maqedonia dhe Bullgaria, me durim dhe guxim, dhe do të na çojë përpara”, tha Dimitrov në ‘Facebook’.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!