Maqedoni

Zbardhen detajet nga gjyqi ndaj Filan M, tentoi sulm me bombë në restorant

Zhurnal Ads

Berlin, 11 shtator – Filan M. (25) është arrestuar në fund të 2019, kurse seanca e parë e Gjykatës ndaj tij është mbajtur në fillim të shtatotrit 2020. Ai dyshohet si pjesëtar i ISIS dhe që ka tentuar të “vrasë sa më shumë pabesimtarë” në Gjermani. 

Djali i një prindi nga Maqedonia, i cili është udhëheqës me një klinikë të njohur për sëmundjet e zemrës, ka “planifikuar një sulm në një restorant në Frankufrt”, shkruan media gjermane bild.de, përcjell foldrejt.com.

Në fakt mediat gjermane si FR.de i referohen atij edhe si djali nga  Offenbacher, pasi ka jetuar në këtë qytet gjerman.

“Ai kishte tentuar të kurdisë një bombë për sulm në restorantin gjerman. Por sulmi i dështoi, pasi M. kishte folur për idetë e tij në rrjetet sociale. Krahas kësaj, kishte porositur edhe municione në internet, e mjaftueshme për të ardhur deri te dyshimet e policisë gjermane,” përcjell foldrejt.com.

Poashtu, M. kishte kthyer vlerat e Bitcoinit të tij në para të gatshme, që më pas i kishte dërguar në një firmë fantazmë. Babai i tij kishte investuar shuma marramendëse për shkollimin e djalit, por në fakt ai ishte marrë me punë të pista, ku në vend të shkollës ishte dënuar edhe me burgim.

Kjo jetë e tensionuar nga rinia e tij, më pas duhet ta ketë lidhur me grupe ekstremiste, që “papritur zbulon rrugën më të lehtë për të shkuar në parajsë”.

Fjalët e tij në Gjykatë

Filan M. thekson se kontaktet e para me fenë i ka marrë nga stacionet urbane hekurudhore. Me krijimin e ISIS, M. loboi dhe impresionohej nga ata.

“Ata janë të fortë. Ata nuk binë poshtë pabesimtarëve,” thoshte ai. Për të mos rënë ata poshtë pabesimtarëve, njëherë duhet të jesh besimtar, ishte ideja e radhës e 25 vjeçarit, që filloi një radikalizim të shpejtë.

M. ishte dënuar edhe më parë me 2.5 vjet heqje lirie, kurse në prill 2019 u lirua nga burgu. Por atij i mbeti “dashuria për besimin në Zot”. Ngadalë filloi të urrejë oksidentin dhe shtetin. 

Ai nisi të urrejë shtetin, pasi pas lirimit nga burgu, Gjermania nuk e kishte financuar jetën e tij, por e dërgoi te nëna dhe njerku – që në këto momente janë divorcuar. Urrejtja i shtohet, pasi sheh dhunën e bombardimeve Perëndimore mbi Sirinë dhe Irakun në koalicionin kundër ISIS.

Kjo i solli “detyrën e re”, që t’i kundërpërgjigjet Perëndimit me një sulm me bombë. Ai mendoi për një sulm vetëvrasës, pasi kjo do e “dërgonte menjëherë nga shtëpia e mërzitshme me nënën e njerkun, direkt në parajsë”. Me këtë do plotësonte detyrën.

I riu nuk është përgjigjur qartë në Gjykatë, se pse me 1000 eurot që i dërgonte çdo muaj i ati, nuk mori një banesë të vetën, që të mos jetonte me nënën dhe njerkun. 

Procesi vijon akoma, por drejtësia për këto akuza mund ti kushtojnë jetën me burgim të përjetshëm.

Teaser-Bild

Postime të ngjashme

MPB: Janë identifikuar policët dhunues

XH,I

Zaev i përgjigjet Taravarit për Qeverinë e zgjeruar

admin

Milloshoski do të gjykohet për rastin “I pushtetshmi”

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...