Agjencia Zhurnal.mk

Zbardhen faktet e reja shkencore që dokumentojnë se Helmimi i Navalny u realizua nga agjenti nervor kimik i llojit “novichok”

Nga Dritan Doci, studiues i çështjeve gjeostrategjike

Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike/OPCW rikonfirmoi se, Alexei Navalny – oponenti kryesor politik i Vladimir Putin, ishte helmuar me një substancë kimike të ngjashme me kimikate toksike të listuara që në nëntor 2019,në Konventat e OPCW. Për mbarë lidershipin, komunitetin dhe publikun ndërkombëtar kjo pritej dhe ishte evidente, përveçse për regjimin toksik e kriminal të Vladimir Putin, që duket se i ka kthyer vrasjet dhe helmimet në pjesë ekzistenciale të politikës së saj të jashtme.
OPCW kreu verifikime dhe analiza në kampionë të siguruar nga Navalny, ku zbuloi gjurmë helmi kimik në trupin e tij. Për këtë arsye, drejtori i përgjithshëm i OPCW, e cilësoi çështjen në fjalë si tejet shqetësuese, ndërkohë që shtetet anëtare të Konventës mbi Armët Kimike kanë dënuar përdorimin e armëve kimike, çka përbën shkelje flagrante të normave të miratuara dhe pranuara ndërkombëtarisht.
Pavarësisht mohimit të pacipë dhe lojërave kaotike të krijuar nga Kremlini me qëllim për të fshehur implikimin e vet në helmimin e Alexei Navalny, faktet dhe provat e reja dëshmojnë në mënyrë shkencore dhe të pakundërshtueshme se Navalny u helmua me agjent kimik nervor i tipit “novichok”.
Raporti i OPCW është tashmë i hapur për të gjithë publikun dhe është evidencë e pastër e helmimit të Navalny-t me një toksinë të ngjashme me “novichok”.
“Novichok” duket të jetë bërë kryefjala e veprimeve dhe planifikimeve të Putin gjatë viteve të fundit.Rusia dhe regjimi i Putin po vijojnë të identifikohen gjithnjë e më shumë me “novichok”, që prej helmimit rreth më shumë se 2 vjet më parë të Skripal dhe vajzës së tij, në Salisbury, Britani e Madhe. Tentativa për vrasjen e Skripal, shërbeu si indicie për përfshirjen e substancave të grupit “novichok” në listat e Konventës mbi Armët Kimike, ndërkohë që u pasua edhe me dëbime të rusëve nga shumë vende, ndër të cilat edhe Shqipëria.
Por, a mundet të jenë“novichok” i Skripal dhe agjenti i përdorur për asgjësimin e Navalny, tregues të programeve të fshehta ruse për zhvillimin dhe pasurimin e armëve kimike?
–Dyshimi është hedhur edhe nga rrethi i ngushtë i Navalnvy-t, dhe padyshim përbën shqetësim kyç dhe do të ishte dhunim flagranti normave e konventave ndërkombëtare.
Helmimi i Navalny-t pa diskutim po shoqërohet me vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe pjesës tjetër e botëspër të zbuluar objektivisht evidencat dhe faktet shkencore mbi këtë helmim. Përjashtim bën Kremlini që është shumë i fokusuar në manipulimin e rrethanave të helmimit të Navalny-t dhe nuk jap shenja të gatishmërisë për të kryer hetimet e nevojshme.
Eleminimi i kundërshtarëve politik është pjesë e axhendës së Liderave Autoritarë por ajo cka e vecon sistemin Putinian është mënyra e mirëorganizuar e eleminimit fizik të kundërshtarëve.

Mesazhet që vijnë nga cdo vrasje me agjentet nervor të tipit novichok, sarin e VX janë të fokusuar në:

-krijimi i terrorit tek individët dhe tek komuniteti mbarë ndërkombëtar;

-represioni i cdo lloj opinioni e veprimi që del kundër vijës së makinerisë represive të pushtetit diktatorial putinian;

-vulosja e vrasjeve me novichok bëhet që e mbarë bota të kuptojë se kush fshihet pas vrasjeve dhe më pas të mohohet përfshirja edhe pse faktet tregojnë të kundërtën;

– Shpërfillja e normave e konventave ndërkombëtare që saksionojnë sovranitetin e cdo shteti mbi hapsirën e tij tokësore-ajrore e detare;

Ky model qeverisje nuk mund të jetë kurrsesi e ardhmja e vendit tonë ku terrori e kaosi janë shumë larg vizionit të një shoqërie të emancipuar e demokratike si ajo shqiptare. / Faktor.al

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...