Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Zbardhet aksidenti me vdekje në Fushë-Krujë/ Dy të rinjtë po ndiqeshin nga policia, ishin në një tentativë grabitje. Kush është viktima (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në aksin rrugor Fushë-Krujë Kurbin, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër.

Sipas Policisë, makina tip “Audi A3” me të cilën udhëtonin dy të rinjtë në aksin Fushë-Krujë-Kurbin, në afërsi të fshatit Borizanë, doli nga rruga dhe për pasojë drejtuesi mbeti i plagosur rëndë, ndërsa pasagjeri ndërroi jetë menjëherë.

Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkohë që shtetasit, Flogert Vogli dhe Gen Deva (ne foto), po udhëtonin me makinën që pas hetimeve rezultoi e vjedhur pak kohë më parë në Laç.

Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë drejtuesi Flogert Vogli dhe humbi jetën 26-vjeçari, Gen Deva. “Më datë 07.10.2020, rreth orës 06:30, në rrugën FushëKrujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip ‘Audi’, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet G.D., rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit F.V., është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes’, sqaroi Policia.

Burime nga grupi i hetimit që ka në përbërje edhe ekspertë të aksidenteve thanë për gazetën “Panorama” se në rrugën Fushë-Krujë Kurbin, në Borizanë, ku makina tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Dyshohet se viktima dhe i plagosuri kanë qenë në një tentativë grabitje dhe teksa po ndiqeshin nga Policia, janë aksidentuar. Të njëjtat burime thanë se dy të rinjtë nuk i janë bindur Policisë, e cila kishte bërë postbllok, duke u larguar me shpejtësi. Në tentativë për arratisje janë përplasur me bordurën.

Nga hetimet ka rezultuar se makina “Audi A3” me targa “AA 603 IG”, me të cilën po udhëtonin Flogert Vogli dhe 26-vjeçari, Gen Deva, ka qenë e vjedhur në qytetin e Laçit, ngjarje të cilën i zoti mjetit e kishte raportuar edhe në Polici.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur brenda në makinë dy palë targa, maska dhe doreza, të cilat dyshohet se do përdoreshin në grabitjen që kishin planifikuar dy të rinjtë. Krahas aksidentit, policia po heton edhe në lidhje me ndonjë përfshirje në aktivitet kriminal të dy të rinjve. Për të mësuar më shumë, policia pret përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Flogert Voglit, i cili do të merret në pyetje nga hetuesit e ngarkuar për këtë ngjarje./Panorama/

Postime të ngjashme

Moti i mirë rikthen trafikun në Durrës, makina nga Tirana e Kosova për fundjavë në plazh

T E

Humbje e madhe për Valentina Leskajn, bashkëshorti i ish-deputetes humb betejën me Covid-19

T E

Aksident i rëndë në afërsi të Durrësit, plagosen 3 adoleshentë dhe shoferi

T E

Si shpërndahen mandatet me opozitën e ndarë?

T E

Celibashi: 8 marsi, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

T E

19 të vdekur nga Coronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...