Zbardhet rasti me mashtrim kompjuterik, kallëzime penale kundër katër personave nga Britania e Madhe

Radovish, 30 korrik – Njësia e Punëve të Brendshme Radovsish deri te Prokuroria Themelore Publike Strumicë, parashtroi kallëzim penal kundër katër personave shtetas të Britanisë së Madhe, të cilët në periudhën nga gushti deri më dhjetor të vitit 2020 kanë kryer veprën penale “Mashtrim kompjuterik” sipas nenit 251-b paragrafi 3 të Kodit Penal. Të dyshuarit në disa raste kanë kryer ndërhyrje të paautorizuar në komunikim ndërmjet subjektit juridik në Radovish dhe subjektit juridik në Londër dhe me ndryshim dhe mbulim, përkatësisht kanë riorientuar të dhëna kompjuterike dhe kanë dorëzuar faktura të rreme në të cilat kanë kryer ndryshim të llogarisë në të cilat subjekti nga Radovishi lështë dashtur të realizojë pagesën.

 

Në bazë të këtyre fakturave të rreme të përgatitura subjekti juridik nga Radovishi ka realizuar katër pagesa të llogarive të ndryshme në banka në Britaninë e Madhe. Me veprën e kryer të dyshuarit në mënyrë kundërligjore kanë fituar dobi materiale në vlerë prej 15.006.000 denarëve, në dëm të subjektit juridik nga Radovishi.

Related posts

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset ish kryetari i PS në Vau Dejës

D V

Në vendkalimin kufitar Evzoni zbulohen 90 kilogram kanabis në kamionin nga Maqedonia

D V

Kokainë, dhunë dhe alkool, policia aksion në Tiranë, 9 të arrestuar në pak orë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com