Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Zbarkimi rus në Ballkan

Mjetet luftarake janë hargjuar, pozicionet janë ngurtësuar dhe barikaduar. Asnjëra palë pa një konflikt përmasash të paparashikueshme nuk lëvizë tutje. Çështja shqiptare, ajo serbe , ajo maqedone janë bllokuar, përderisa çështja kroate, sidomos në Hercegovinë, ka mbetur e ngrirë por pa ndonjë intenzitet të madh, duke pasur parasyshë se edhe si e tillë i përshtatet në planin afatgjatë shtrirjes kroate deri në linjën e Teodosit.

Nga Fadil Lepaja

Pas disa qindra mijëra të vrarësh e të plagosurish, e shkatërrimit të jashtëzakonshhëm në Bosnjë dhe në Kosovë, “lufta e civilizimeve” nuk i ka dhënë formë përfundimtare Ballkanit. Rusia, pas një periudhe konsolidimi, po rikthehet dhe po faktorizohet në Ballkan, në një rol tjetër, dhe me aleat të tjerë. Roli i Rusisë, prej luftës së dytë botërore e këndej, ka ndryshuar, dhe kohëve të fundit si duket përmes përfshirjes në Ballkan, po synon të faktorizohet në përmasa globale, duke ndikuar në konfigurimin e vet BE, Evro-Azisë dhe Ballkanit si zonë e ndërmjetme e cila jo domosdoshmërisht do të synonte BE-në. (Mos)marrëveshja Kosovç-Serbi është momenti historic të cilin duket se e ka pritur gjatë, për të u legjitimuar si pale pa të cilën nuk arrihet asgjë.

Deri në Berlin, në lindje dhe deri në Bullgari e Maqedoni, në jug, ishte dikurë, para rënies së Murit të Berlinit, pushteti, fuqia e dukshme, apo e padukshme e Rusisë në Evropë. Asokohe ne ishim në zonën e kuqe. Edhe ku pushteti nuk ishte i drejtpërdrejtë, dora ruse, shtrihej thellë brenda botës së lirë, përmes ideologjisë dhe organizatave revolucionare të cilat ku me armë e ku me veprimtari politike synonin të ndërronin idenë e qytetarisë  dhe demokracisë me ideokracinë dhe me diktaturën e proletariatit. Partitë e majta kishin një armik të përbashkët botën perëndimore dhe veçanrishtë SHBA-së si lidere e botës së lirë.

Rusia si qendër e bolshevizmit, u listua si armiku numër një i botës së lirë dhe u krijua rreth saj, dhe brenda vet perëndimit një front i hapur lufte , dhe synohej luftë totale deri në shuarjen e vetë idesë komuniste , dhe të vetë Bashkimit Sovjetik, kurrizin e së cilës e përbënte Rusija.

Me shpërbërjen e përgjakshme të federatës socialiste jugosllave dhe rrënimin e idesë së socializmit politik, në vetë qendrën e saj, u  tkur ajo që dikurë në perëndim njihej si murtaja e kuqe, dhe u soll në kufijtë e Rusisë së sotme, duke i shkëputur pjesën më të madhe të republikave jo ruse dhe duke i shkëputur të gjitha shtetet vazale të Evropës Qëndrore dhe Juglindore nga orbita e saj.

U deshën decenie që Rusia të gjente flamur të ri, përpos atij nacional, sepse po të mos ringjallej orthodoksia, do të shpërbëhej edhe vet Rusia, e cila si shtet nacional, vështirë se mund të funksionojë edhe në kufijtë e Federatës Ruse, të mbetur, ashtu si nuk mund të funksionoj as Serbia e mbetur në kthetrat e kishës orthodokse. Përpos Orthodoksisë, si ide të parë pas të cilës u kap Rusia, Evro-Azija, ishte ideja tjetër që synonte të krijonte një qendër të re politike, dhe ekonomike, si kundërpeshë Idesë Evropiane e cila u afrua , në fillim të shekullit 21 deri në kufijtë e ish BRSS. Aleanca e orthodoksisë me islamin do të përbënte boshtin e një politike që do të bllokonte idenë evropiane, dhe do të tentonte që Ballkanin ta mbante për vete. Demokracija, bota pa kufij po sfidohej seriozisht nga ideokracija dhe nga shtetet autoritare të dominuara nga oligarkia.

Përderisa lufta e ftohtë ishte e ashpër, por krejtësishtë e qartë në rrafshin e ideve ajo që pasoi do të sillte konfuzion në kokat e njerëzve dhe në kokat e ideatorëve sidomos në perëndim. Me rënien e socializmit pra, lista e (ar)miqëve u rishkrua, ndërsa në Ballkan ajo u bë krejtësishtë kaotike. Liderët komunist, ndërruan retorikën brenda nate, u bënë edhe besimtarë të devotshëm.Vendet më të vogla u kapën për idenë e nacionalizmit, ndërsa ish perandoritë, për idetë integruese dhe një qendre të moqme ideologjike.

Doktrina e re Trump, e cila mbizotroi SHBA-në, pas zgjedhjeve të fundit, e rihapi çështjen e armiqëve dhe miqve, dhe koalicioneve globale, edhe pse e akuzuar se erdhi në fuqi me ndihmën kibernetike ruse, ajo e rikonsideroi rolin e Rusisë jo vetëm në Ballkan. Përderisa çështja serbe ishte barikada e fundit ruse, përtej të cilës ajo nuk u tërhoq, çështja shqiptare, dhe  marrëdhëniet Kosovë –Serbi ishin mekanizmi i cili u kap për të u faktorizuar dhe rikthyer në skenën globale, me tendencë që çështjen me e heqë prej agjendës evropiane dhe me e bartë sërish në OKB, duke devalvuar çështjen e pavarësisë, pas mendimit të gjykatës ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës.

“Pa Rusinë dhe miratimin nga Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara, cilado qoftë marrëveshja mes dy shteteve, nuk do të vlejë” – deklaroi këto ditë,  Ambasadori rus në Beograd Alexander Botsan-Kharchenko. Sidomos ishte me rëndësi pjesa ku ai pohonte se Rusia do të përfshihet në bisedimet Serbi-Kosovë,  nëse Beogradi do ta kërkojë.

Nuk vonoi shumë dhe ambasadori Grenell, e konfirmoi një mundësi të tillë duke thënë se pjesmarrja e Rusisë në bisedime, varet nga kërkesa e Serbisë. Analistët, këtë e panë si një çasje të kordinuar dhe me synime të pengojnë rrugën evropiane të Serbisë dhe Balkanit perëndimorë në përgjithësi. Kjo u jepte kuptim edhe fjalëve se marrëveshja tashmë është bër, vetëm se duhet nënshkruar.

Kështu, Përderisa aleanca e NATO-s po marshon drejt kufirit me Rusinë, në ushtrimet  e kushtueshme dhe gjithpërfshirëse “Mbrojtja e Evropës 2020”, ku pritet të mbërrijnë në gjysëm të verës, Rusia përmes administratës Trump e sfidon konjukturën  Evropiane dhe NATO-s, me një aleat të ri, super të fuqishëm në Vashington. Synimi i saj duket se është defaktorizimi I BE dhe të riaktualizimi i OKB-së. Atë që janë konfuz në krejt këtë situatë, janë qytetarët, të cilët 20 vjet pas lufte janë përgjakur pikrisht nëpër luftëra mediatike dhe lagje më lagje kundër armikut rus, serb, dhe për miqtë evropian dhe amerikan. Kur vet arkitektura evro-atlantike është përpara sfidës  se si të mbijetojë në konjukturat e reja globale, çështja e Kosovës si duket do të shërbejë, si rasti i parë për të matur forcat mes dy kandidatëve presidencial në SHBA, të cilët përfaqësojnë modele të kundërta të konfirgurimit global dhe aleancave të këtij shekulli. Është vështirë jo vetëm për qytetarët por edhe për shtetet e vogla të kapin përmasat e lojës, aq më tepër kur vet jemi figura në tabelë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!