Zbatimi i parimit “Ndotësi paguan” – Menaxhimi i vajrave motorike dhe mbetjeve të vajrave motorike me EKO-FLUID

nga I Z

​A e dini se një litër vaj motorik i ndotur i derdhur në tokë çon në infertilitet të përhershëm të tokës, përmes së cilës mund të ndikojë edhe në ujërat natyror?
A e dini se një litër mbetje e vajit motorik i përzier me ujëra ndot 1.000.000 litra ujë?
A e dini se djegia e mbeturinave të vajrave motorike çliron monoksid karboni, oksid squfuri dhe azoti, metan, metale të rënda etj., të cilat janë veçanërisht të rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve?
E gjithë kjo kontribuon në shkatërrimin e cilësisë së jetës, ndaj për këto arsye në fillim të viteve nëntëdhjetë në Gjermani u futën për herë të parë ligjet për riciklimin e detyrueshëm të mbetjeve, ndërsa në vendin tonë këto ligje për herë të parë kanë hyrë në fuqi në vitin 2011. Ndërsa nga 1 Janar të vitit 2024 ka hyrë në fuqi Ligji për rrjedhat shtesë të mbetjeve, i cili përfshin mbetjet e vajrave motorike.
Sistemi i ekonomisë rrethore detyron prodhuesin të kujdeset për produktin e tij nga prodhimi, shitja deri tek destinacioni përfundimtar ku do të përfundojnë mbetjet nga produkti i tyre.
Për këtë qëllim, në vendin tonë janë krijuar kompani jofitimprurëse, operatorë kolektivë apo të pavarur për të kontrolluar këto flukse mbetjesh.
​ЕKO-FLUID është operatori i parë kolektiv i licencuar në Maqedoninë e Veriut, që kujdeset për menaxhimin e vajrave motorike dhe mbeturinave të vajrave motorike, duke zbatuar parimin “Ndotësi paguan””.
EKO-FLUID, si subjekt juridik jofitimprurës është formuar nga katër kompani prodhuese/importuese të vajrave motorike, tre prej të cilave janë kompani vendore maqedonase, ndërsa një kompani është me origjinë pikërisht nga Gjermania, prej nga janë themelet e zhvillimit të ekonomisë rrethore. EKO-FLUID në sistemin e sajë përfshin rreth 80 kompani anëtare që janë prodhues (importues) të vajrave motorike, që përfshinë reth 35% të pjesës së tregut. Për të gjitha kompanitë anëtare, EKO-FLUID merr përsipër të gjitha detyrimet ligjore dhe përmes platformës së sajë elektronike është në dispocizion në çdo kohë.

Qëllimi i funksionimit të operatorëve kolektiv është zbatimi i parimit “Ndotësi paguan”, që do të thotë se çdo anëtar i EKO-FLUID gjatë importimit ose lëshimit në treg të produkteve të vajit motorik kanë detyrim ligjor të paguajnë taksë ekologjike. Me fondet e paguara për taksën ekologjike, EKO-FLUID për përdoruesit final, ku gjenehon mbetjet e vajit motorik, siguron pajisje të përshtatshme, bombola për selektim, ruajtje, si dhe mbulon plotësisht kostot e organizimit të transportit dhe riciklimit përfundimtar. Në 6 muajt e parë të funksionimit, në platformën e EKO-FLUID u mblodhën mbi 350 ton mbetje të vajit motorik.
Edukimi dhe ndërgjegjësimi i të gjithëve është një detyrim veçanërisht i rëndësishëm për t’i zbatuar këto praktika në mënyrë më efektive.
Për këtë qëllim, EKO-FLUID, në fillim të zbatimit të obligimeve ligjore, gjegjësisht në shkurt të vitit 2024, në një organizim të përbashkët me Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, ka mbajtur një panel diskutim për edukimin e kompanive që duhet të aplikojnë ligjin, ku ishin prezent pjestarë nga sektori privat, ministritë dhe vetëqeverisja lokale.
Gjithashtu, EKO-FLUID ka organizuar edhe disa evente, si Dita e Ekologjisë 06/05/2024 në Parkun e Qytetit, ku vizitorët kanë qenë grup moshat nga 4 deri në 74 vjeç, gjtihashtu gjatë periudhës së kaluar kanë marrë pjes edhe në Lojërat e lagjes pa kufij, Extreme Power City Tuning Show Nr. 5, Emisioni akordues nr. 4, EKO-FLUID në këto ngjarje promovoi rëndësinë e rruajtjes së mjedisit, përmes bisedave interaktive me qytetarët si dhe përmes shkëmbimit të informacioneve për detyrimet ligjore të subjekteve juridike.
EKO-FLUID këtë vit ka lidhur memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, me të cilën janë planifikuar disa punëtori të përbashkëta edukative, si dhe ka filluar bashkëpunimin me Klubin e Zhytjes Akvatek nga Ohri, e cila ofron mbështetje të pa rezervë në realizimi i aksioneve mjedisore për liqenin e Ohrit si dhe edukimi i gjeneratës se re përmes lojërave dhe aktiviteteve të ndryshme.
Një ndër aktivitetet e radhës që planifikon ti realizoj gjatë këtij viti EKO-FLUID, është edhe forcimi i bashkëpunimit me vetëqeverisjen lokale, që është obligim i ndërsjellë ligjor, si dhe eventin që do të mbahet më 3 gusht në Ohër, ku gjatë ditës do të mbulohen plazhet e bregdetit të Ohrit, ndërsa në mbrëmje do të vendoset një stendë në qendër të Ohrit, ku çdo kalimtar do të mund të mësojë më shumë për funksionimin e kompanisë, si dhe nevojën dhe detyrimin për të ricikluar mbeturinat e vajrave motorike.
Suksesi i deritanishëm i EKO-FLUID bazohet në përkushtimin ndaj standardeve më të larta ndërkombëtare dhe bashkëpunimin e hapur me komunitetin, duke mundësuar një cilësi më të mirë të jetës për të gjithë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More