Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Zbrazen klinikat interne pas shërimit të pacientëve me Covid-19

Klinikat Interne që po trajtonin pacientët me Covid 19 pritet t’i kthehen normalitetit.

Në këto shtretër pati të shtrirë pacientë me Covid 19.

E kjo gjë vërehet lehtë.

Këta të fundit u trajtuan këtu për 3 muaj.

Klinikë e Gastroenterologjisë, në kuadër të QKUK-së që në kushte normale ofron shërbime të tjera, gjatë Pandemisë ishte kthyer në Klinikë Covid.

Por me shërimin e pacientëve që ishin këtu, kjo Klinikë pritet që javën tjetër t’i kthehet punës dhe shërbimëve të zakonshme.

Tashmë SHSKUK ka nisur pastrimin e dezinfektimin e Klinikës.

E këtij lajmi më së shumti po i gëzohet drejtori i kësaj Klinikë, Zaim Gashi.

Stafi i repartit të Gastroenterologjisë është dashur të transferohen në Klinikën e Kirurgjisë abdominal- laparoskopi.

Gashi thotë se nga 33 shtretër, është dashur t’i përshtaten një ambienti me vetëm 9 shtretër.

Por reparti i Gastroenterologjisë nuk është reparti i vetëm që është kthyer në Klinikë për të trajtuar pacientët me virusin korona.

U.D të drejtorit të SHSKUK-së Valbon Krasniqi, tregon se edhe e klinikat tjera të bllokut Internistikë u bënë pjesë e repartit COVID 3.
Por me uljen e rasteve, të gjitha Klinikat do t’i kthehen punës normale.

Krasniqi tregon se ku po trajtohen momentalisht 495 pacientët e hospitalizuar me Covid në të gjitha Klinikat e SHSKUK-së.

Klinikat Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Endokrinologjisë, Gastroenterologjisë, Hematologjisë, Nefrologjisë dhe Reumatologjisë, pritet që së shpejti t’i kthen punës normale në hapësirat e tyre.

Postime të ngjashme

Haradinaj-Stublla jep dorëheqje nga pozita e ministres dhe AAK-ja

S.B.

Si paraqitet situata në Kosovë, 9,782 raste me koronavirus

S.B.

Sot mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në misionin e parë paqësor jashtë vendit përkrah ushtrisë amerikane

S.B.

Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë

T E

Në QNR nis rinumërimi i votave të AAK-së, të pranishëm edhe hetues të prokurorisë

T E

Spitali pa vitaminë C

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...