Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Zbulime të rralla, rusët gjejnë fosile dinozaurësh në lumin e ngrirë

Zhurnal Ads

Dhëmbë të lashtë të peshkaqenit, eshtra të rinoqerontëve, mamutëve dhe kafshëve të tjera të zhdukura –janë zbulimet të rralla që i kanë tërhequr paleontologët rusë në lumin Tobol krejtësisht të akullt, rreth 2,000 kilometra në lindje të Moskës.

Për gati dy dekada shkencëtarët i kanë bashkuar forcat me zhytësit për një gjueti eshtrash në qytetin e Kurganit. Kërkimi bëhet tri metra nën ujë, gjersa temperatura bie në -20 deri -25 gradë celcius.

“Nuk ka kurrfarë shpjegimi për këtë gjë – dukshmëria është shumë më e mirë krahasuar me kohën gjatë stinës së verës apo vjeshtës”.

Gjithashtu dimri është shumë më i mirë për zhytësit, pasi lumi është më i cekët dhe rrjedh më ngadalë.

Zona nënujore e pasur me eshtra, që besohet se është rreth një kilometër, ishte zbuluar nga zhytësit në vitin 2004.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa tejkalimi i këtyre vështirësive dhe të shohësh diçka që nuk e ke parë kurrë më parë – artefakte që datojnë para mijëra apo miliona vjetësh. Ju jep kënaqësi dhe emocion të rrallë”.

Lumi është cilësuar si depo e eshtrave antikë dhe shumë të veçantë.

Sipas shkencëtarëve, çdo vit ujërat e lumit zbulojnë një përzierje të mbetjeve antike që i takojnë periudhave të ndryshme gjeologjike, që sillet nga 66 milionë deri në 11 mijë vjet më parë.

Zona dikur ka qenë e mbuluar nga Lumit Perëndimor Siberian i Akullnajave i krijuar përafërsisht 80,000 vjet më parë. Kjo e shpjegon se pse dhëmbët dhe eshtrat e peshkut antik janë në mesin e gjetjeve më të zakonshme të zhytësve.

Zhytësit kanë zbuluar edhe eshtra dhe kafka të demave, kuajve dhe luanëve antikë, gjithashtu edhe vegla që ishin përdorur nga njerëzit e parë.

“Në mesin e zbulimeve të rralla tona ishte një asht i një luani të shpellës – që ishte një gjë jashtëzakonisht e rrallë dhe ende është e vetmja. Sa i përket Detit Turgai, periudha e Lumit Perëndimor Siberian të Akullnajave – kemi gjetur fosile të dhëmbëve të peshkaqenëve – të gjithë janë të vlefshëm, unikë dhe përmbajnë energji fantastike”.

Zbulimet e këtij viti, si zakonisht, do të transferohen te muzetë lokalë, pasi të studiohen nga Akademia Ruse e Shkencave.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

NASA konfirmon se kemi hyrë zyrtarisht në një cikël diellor krejt të ri, dhe tregon se si do të duket ai

admin

Studiuesit kinezë dhe gjermanë gjejnë terapi bimore për të moderuar Covid-19

R ZH

Njihuni me amerikanen 17-vjeçe me këmbët më të gjata në botë

admin

“Romeo dhe Zhulieta e koronavirusit”, çifti italian u dashurua nga ballkonet e shtëpive

admin

Borziloku kundër fryerjes së stomakut dhe dhimbjes së muskujve

T E

Qenushi udhërrëfyes i përsosur i qenit që ka humbur shikimin

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...