Agjencia Zhurnal.mk

Zbulimi surprizues për Hënën

Hëna është shumë e pasur me metale, madje shumë më tepër se sa mendohej deri më sot.

Një studim i fundit i publikuar në revistën Toka dhe Shkencat Planetare, i kryer nga një sërë institucionesh shkencore botërore, përfshirë laboratorin e NASA, tregon pikërisht për përbërësit e zbuluar nën sipërfaqen e satelitit tonë.

Studimi është bazuar kryesisht mbi të dhënat e Lunar Orbiter të NASA, ku përmes imazheve radio, janë rindërtuar në kompjuter karakteristikat e pluhurave të imëta në thellësi të kratereve të Hënës.

Këto pluhura janë ngritur në sipërfaqe të saj si pasojë e impakteve me meteoritë, duke qenë gjithnjë e targetuar nga ta, pasi Hëna nuk ka një atmosferë të sajën.

Nga analizat rezulton se okside hekuri dhe titani janë elementët që kanë përqindjen më të lartë.

Zbulimi është i rëndësishëm pasi mund të ndihmojë në qartësimin dhe zbulimin e saktë të origjinës së satelitit tonë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!