Agjencia Zhurnal.mk

Zbulohen 95 migrantë, arrestohen tre persona

Policia në tre rraste të veçanta ka zbuluar 95 migrantë, ndërsa ka arrestuar tre persona.

Sipas informatave nga MPB, dje në orën 19.30 në rrugën lokale kah fshati Tri vodi, në afërsi të udhëkryqit Raborska-Strumicë, zyrtarët policorë e kanë arrestuar D.H.(25) nga Velesi.

Gjatë kontrollit në kamionin e tij “Mercedes” janë zbuluar 50 migrantë, edhe atë 33 nga Banglladeshi, 15 nga Pakistani dhe dy persona nga Afganistani. Pas zbardhjes së plotë të rrastit, kundër vozitësit do të ngritet padi adekuate.

Po të njejtën ditë, rreth orës 20, te vendi i quajtur Kanda, në rrugën magjistrale Shtip – Rdovish, zyrtarët policorë e kanë arrestuar R.S.(30) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin “Alfa Romeo”, me targa të Sveti Nikollës, ku u gjetën gjashtë persona, migrantë nga Pakistani. Gjatë ndalimit, R.S. ka tentuar të ikë, por është penguar, ndërsa pas kontrollit të kryer në veturë është vërtetuar se targat i përkasin atuomjetit të udhëtimit “Folksvagen”.

Dje, herët në mëngjes, rreth orës 5, në vendin e quajtur Udhëkryqi Raborska-Strumicë, zyrtarët policorë e kanë arestuar B.I., i cili dejtonte veturën me targa të Kërçovës. Gjatë ndalimit, ai ka tentuar të ikë, por është penguar, ndërsa pas kontrollit të kryer në veturë janë gjetur 39 persona-migrantë, 35 nga Siria dhe 4 nga Iraku.

Është kryer hetim, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik migrantët janë vendosur në Qendrën transitore të pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të rrastit, kundër B.I. do të ngritet padi penale për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale “Kontrabandë me migrantë”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...