Agjencia Zhurnal.mk

Zbulohen detaje nga mbledhja sot e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, do të zhvillohet online

Sot do zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të diskutuar për hapat e mëtejshëm për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19.

Duke marrë parasysh situatën e pandemisë, e cila imponon distancimin social, mbledhja pritet të zhvillohet online dhe jo në tryezën e zakonshme të Presidencës.

Burimet bëjnë me dije se Presidenti Meta kishte propozuar që mbledhja të zhvillohej në Pallatin e Brigadave ku do të respektohej edhe distanca midis të ftuarve.

Por, pas diskutimeve është vendosur te behet online.

Pjesëmarrjen në këtë mbledhje e konfirmoi sot edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Në mbledhje do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...