Zbulohen detajet e kontratës, De Ligt ka klauzolë largimi nga Juventusi

Mino Raiola dy ditë më parë doli dhe foli për të ardhmen e mbrojtësit Matthijs De Ligt.

 

Deklarata e agjentit të famshëm italo-holandez bëri bujë të madhe, teksa për të foli edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Por deri tek ajo deklaratë erdhi pasi Raiola i di detajet e kontratës që ka nënshkruar holandezi me Zonjën e Vjetër.

tani është zbuluar se De Ligt ka një klauzolë largimi nga Juventusi, klauzolë që futet në fuqi nga vitit 2022.

Ka qenë gazetari Fabrizio Romano që ka zbuluar çmimin e largimit që ka De Ligt në klauzolë.

Ajo skuadër që dëshiron transferimin e holandezit do të duhet të paguajë klauzolën e lartë të tij prej 150 milionë eurove.

Megjithatë gjiganti italian nuk është i interesuar ta shes yllin e tyre, pasi qëllimi është ta mbajnë gjatë në Allianz Stadium. 

Related posts

‘Presim të na bëni krenarë në Tokio’ – presidentja Osmani ia dorëzon flamurin shtetëror Ekipit Olimpik të Kosovës

D V

Serie A konfirmon pesë zëvendësime edhe për sezonin 2021/22

D V

Pellegri arrin për teste mjekësore te Milani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More